Covid-19 pëson mutacion 100 herë më pak se HIV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata ishin të parët që izoluan virusin Sars-CoV2 në Itali. Dje, i njëjti ekip jep lajmin e mirë.

Virusi ndryshon deri në 100 herë më pak se HIV. Kjo rrit shpresën për zhvillimin e vaksinave efektive“.

Lajmi u dha gjatë inaugurimit virtual të vitit akademik të Universitetit UniCamillus nga Maria Rosaria Capobianchi, profesoreshë e Biologjisë Molekulare dhe përgjegjëse e Laboratorit të Virologjisë në Institutin Spallanzani.

Rezultati del nga një analizë e kryer pas botimit të fundit në revistën “Microrganism”, i cili kishte theksuar një ndryshim të virusit midis traktit të sipërm dhe atij të poshtëm të frymëmarrjes.

Lajmi i mirë është se Sars-CoV2 ka një gjenom më të qëndrueshëm se ai që shkakton AIDS” dhe më pak të pakapshëm. Dhe për këtë “është më e lehtë të zhvillohen vaksina që funksionojnë“.

Sars-Cov-2 ka një enzimë replikuese të gabuar dhe të pasaktë – shpjegoi Capobianchi – prandaj ka një ndryshueshmëri që gjeneron një ‘kuazi-specie’ në organizëm, një tufë virusesh pothuajse identike por që tregojnë variacione të vogla midis tyre. Mund të jetë një mekanizëm i evolucionit dhe përshtatjes në vendet e ndryshme anatomike ku replikohet virusi. Ne e kemi parë atë në mushkëri dhe në traktin e sipërm respirator“.

Laboratori “Spallanzani” ishte ndër të parët në botë që ndoqi këtë qasje kërkimore, duke demonstruar ‘kuazi-speciet’ edhe në viruset HIV, hepatitit dhe gripit./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Nga pasioni te profesioni: Maturantë, zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

“Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon lidhjen tonë të brendshme me natyrën dhe thekson...

Lajme të tjera

Web TV