Dita vendimtare, Shqipëri-Bjellorusi, Reja i “dënuar” për të fituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit sot do të përballet me Bjellorusinë ku i nevojitet vetëm fitorja për të qenë në krye të grupit në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Çfarë pritet të ndryshojë në modulin e lojës trajneri Edi Reja dhe presioni i rezultatit.

Në momentin kur u hodh shorti drejtuesit e FSHF-së dhe trejneri Edi reja shpallën synimin për të dalë të parët në grup, ku fati na rezervoi ekipe relativisht modeste si Lituania, Kazakistani dhe Bjellorusia. Tashmë llogaritë në fund nuk kanë dalë ashtu sikurse e menduan.

Përballë Bjellorusisë e cila është edhe ndeshja e fundit nevitet vetëm fitorja për tu renditur të parët në grup, pavarësisht këtij presioni në konferencën e djeshme për shtyp Edi Reja dhe kapiteni i skudrës Etrit Berisha shprehën bindje se shanset për kualifikim janë të mëdha dhe ekipi është përgatitur për ta kaluar me sukses. ”Rezultati ndaj Kazakistanit ishte i rëndësishëm. Gabimet që kemi bërë i kemi analizuar.

Jo thjesht në fazën ofensive, por edhe në mënyrën se si ka luajtur skuadra. Kërkojmë të përmirësojmë çdo gjë, pas çdo ndeshjeje. Është normale. Në çdo ndeshje, kemi qenë të detyruar të ndryshojmë skuadrën dhe formacionin.

Pavarësisht kësaj, kemi krijuar një koncept për lojën tonë. Nuk kemi bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Kishim mundësi të fitonim ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në transfertë për kjo nuk ndodhi. Kemi shanse për të arritur vendin e parë nëse mundim Bjellorusinë.

Të përpiqemi të eliminojmë çdo gabim të mundshëm në këtë fazë të rëndësishme”-tha Reja. Por një pikë e rëndësishme mbetet se cili do të jetë formacioni që do zbresë në fushë për të kërkuar suksesin. Mungon Abrashi i skualifikuar për shkak kartonësh dhe në vendin e tij si kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar është Laçi.

“Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha në skuadër. Në linjën mbrojtëse kam 3 lojtarë të gatshëm, dhe nuk është e nevojshme të bëj ndryshime. Në mesfushë, të shikojmë si duhet të rrjedhin ngjarjet. Aty duhet të ndryshojmë diçka. Të gjithë janë të rikuperuar. Për formacionin do të vendosim nesër (sot)”-deklaroi trajneri i kombëtares sonë.

Sipas Rejës, është një ndeshje finale dhe ekipi duhet të jetë i qetë. “Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Mos bëjmë gabime të nisemi me nxitim.

Duhet të kemi ekuilibër, ndeshjet zgjasin 90 minuta. E rëndësishme është që të mos humbasim ekulibrin. Është një skuadër që mblidhet mirë mbrapa dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira”-shtoi trajneri ynë.

Nisur nga ndeshja e kaluar ai ka bërë një analizë të thelluar ku ndonëse arritëm të fitonim me rezultatin 3-1, u konstatuan disa gabime dhe për një periudhe të caktuar kohe ekipi luajti në mënyrë të ç’organizuar, duke lënë hapësira pas dhe gabime të shumta në mesfushë dhe sulm.

“Manaj bëri maksimumin. Jam dakord që krijuam raste, por nuk i shfrytëzuam maksimalisht. E dhashë edhe në fund të ndeshjes që nuk isha plotësisht i kënaqur për lojën që bëmë. Kundërshtari nuk krijoi shumë raste. Pas golit të dytë, prisnim të kishim ndeshje më të lehtë dhe më të kënaqshme.

Lexo edhe :  “Globe Soccer Awards” ndan çmimet, ja “yjet” që kandidojnë për më të mirët e 2024-ës

Terreni na ka krijuar vështirësi. Topi nuk të vjen siç duhet për shkak të terrenit. Për këtë arsye edhe aksioni ngadalësohet dhe kjo krijon probleme në mënyrën e të shprehurit të skuadrës. Rëndësi ka rezultati që është thelbësor në këtë ndeshje. Kemi mundësi të marrim rezultat pozitiv, por duhet të përdorim kokën”-u shpreh Reja.

Cikalleshi dhe Manaj në Sulm? Kësaj pyetje trajneri ynë i dha përgjigje duke lënë të kuptohej se po këta dy futbollistë do të jenë në majën e sulmit. “Kur bëj listën marr 5 sulmues. Cikalleshi dhe Balaj janë alternativa, njësoj si Manaj dhe Seferi. Kam provuar edhe Cikalleshin dhe Balajn, por janë lojtar të ngjashëm.

Preferoj një që të sulmoj portën dhe një që të tërhiqet. Kur luan me 2 sulmues nuk mund të luash me 2 të ngjashëm. Kur të duhet goli dhe je në presion mund të përdorësh 2 lojtarë të njëjtë si Cikalleshi dhe Balajn, por në fillim kam preferuar 2 futbollistë të ndryshëm. Është trajneri ai që merr vendimet për zgjedhjet”-theksoi Reja.

Ndërkohë, sipas tij, mesfusha është boshti i lojës. Aty është filtri, për të ndëruar dhe mbrojtur. “Nuk duhet të mendojnë vetëm për të mbrojtur, por edhe për të luftuar. Kemi pasur shumë ndryshime për shkak të COVID. Këta lojtarë që kemi përfshirë, sidomos të rinjtë kanë bërë paraqitje të mirë.

Lojtarët e rinj kanë treguar karakter të fortë, edhe pse kanë luajtur për herë të parë në Kombëtare. E kanë treguar veten si veteranë. Nuk kemi punuar vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Përveç Brojës, kemi edhe Cokatjen, që është lojtar interesant”.

Deklaratat e trajnerit Edi Reja

PSE KA LËNË BROJA GRUMBULLIMIN?- Nuk bëri asnjëherë stërvitje të plotë, gjatë gjithë javës për shkak të problemeve.

GJASULA- Pati një problem në shpatull në fundin e ndeshjes. Nesër do të vendosë stafi mjekësor. Nëse do të jetë mirë do të luajë, nëse jo do duhet të bëjmë pa të.

STADIUMI- Kur caktohen datat nuk mund të lëvizim. Kishim dëshirë të luanim në një fushë tjetër për shkak të terrenit. Por nuk ishte e mundur. Di që është punuar për ta rikthyer fushën në një gjendje sa më optimale. Fusha do të jetë njësoj për të dy, kush është më i zoti do të fitojë.

GABIMI I BERISHËS- Duhet ti japim meritat futbollistit të Kazakistanit, që pati edhe fat. Berisha do të përpiqet ta rikuperojë gabim. Zakonisht gabimet e portierëve komentohen së shumti. Berisha është i fortë në aspektin karakterial. Gabimet ndodhin, nuk është se duhet komentuar 100 herë për këtë gjë. Janë raste të rralla. 80% të meritave i merr lojtari. Asnjë nuk e kuptoi çfarë ndodhi te goli. Topi mori një trajektore te çuditshme.

E ARDHMJA- Unë mbaroj këtë edicion dhe sigurisht do të filloj një edicion tjetër. Kemi një kontratë të përcaktuar. I kam gjërat e qarta. Unë jam këtu për të dhëna maksimumin. Më pas do të jetë FSHF ajo që do të nxjerrë konkluzionet. Një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare, për të dalë në konkluzion të gjithë sezionit”, u shpreh Reja.

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Roli jetik i kripërave minerale në organizëm, çfarë duhet të dini

Janë pjesë e rekomandimeve të të gjithë dietelogëve që këshillojnë ushqim të shëndetshëm, i shohim në çdo etiketë të çdo produkti që blejmë. Por...

Lajme të tjera

Web TV