Rama inspekton spitalin e ri në Durrës: Le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin fjalë të keqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin e ri të fëmijëve në Durrës.

Kryeministri i vendit Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar mesditën e sotme spitalin e ri të fëmijëve në Durrës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama nuk ka kursyer thumbimet ndaj opozitës duke shkruar se me pamjet nga spitali le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin fjalë të këqija.

Më tej ai shton se është krenar që qeveria po ndërton spitale që para 7 vitesh as më optimisti nuk i imagjinonte teksa premton se do të vijojë punën pa pushim.

“?Durrës – Shikojeni Spitalin e Ri të Fëmijëve dhe urdhëro le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!

Jam shumë krenar që kjo qeveri po ndërton spitale e po rindërton struktura të tëra shëndetësore, të cilat para 7 vjetësh as më optimisti nuk i imagjinonte dot se mund t’i shihte ndonjëherë në Shqipëri!

Dhe do të vazhdojmë, papushim, me mund e me durim, t’ia kthejmë krejtësisht faqen shërbimit tonë shëndetësor, por ndërkohë, fakti është se në këto 7 vjet kemi bërë më shumë se në dekada të tëra bashkë, për #ShëndetësinëqëDuam?

#ShqipëriaqëDuam??☀️”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Infarkti i miokardit, kush është më i rrezikuar dhe simptomat që nuk duhen injoruar

Sulmi në zemër është një nga urgjencat më të rënda mjekësore, pasi çdo minutë vonesë në diagnostikimin dhe trajtimin...

Tarifat Trump nuk kursejnë as Greqinë, më të prekur ullinjtë dhe produktet bujqësore

Tarifat e vendosura nga Donald Trump kanë shkaktuar shqetësime në Greqi, veçanërisht për sektorin e bujqësisë. Edhe pse ndikimi i këtyre tarifave në ekonominë...

Tregjet e aksioneve bien ndjeshëm, Trump: Panik në bursa? Duhet të marrësh ilaçe

Bien aksionet në tregjet aziatike. Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë shkaktuar pasiguri në tregje dhe kompanitë po vazhdojnë të humbasin miliarda në...

“105-vjetori i Ismet Elezit, Begaj: Drejtësia ka nevojë për modele integriteti”

Në nderim të profesor Elezit për kontributin e tij në ndërtimin e të Drejtës Penale në shtetin modern shqiptar dhe në edukimin e brezave...

Politikanët që votojnë nga burgu/ Veliaj voton për listën e Durrësit, Salianji në Fier

Mes votuesve në parlamentaret e 11 majit do të jenë edhe politikanët e burgosur. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të zgjedhë mes listës...

Lajme të tjera

Web TV