Shqipëri-Bjellorusi, trajneri Reja sjell 4 risi në formacionin bazë, kuqezinjtë, me skemë më sulmuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri Edoardo Reja ka bërë katër lëvizje ndaj Bjellorusisë, duke ndryshuar edhe përbërjen e 11-shes kuqezi që do të rreshtohet në fushën e blertë.

Pas pak, duke nisur nga ora 16:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen finale kundër Bjellorusisë. Për këtë ndeshje, trajneri i Kombëtares, ka bërë 4 ndryshime të rëndësishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula do ta nision si titullarë. Elseid Hysaj do të mungojë në këtë ndeshje, pasi është zbuluar se është prekur nga COVID-19.

Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonëve, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje me Bjellorusinë. Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8. Krahas barazisë në përballjet direkte, sa herë është bërë fjalë për arritje në eliminatore, Bjellorusia e ka mbyllur gjithmonë në epërsi ndaj Shqipërisë.

Ndërkaq, kjo ndeshje, për vendin e pare, sjell gjithashtu një sërë përfitimesh. Së pari, është kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion. Vete vendi i pare sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes ne këtë lige. Së dyti, vendi i parë e ngjit Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe më të forta dhe me më tepër te ardhura. Së treti, vendi i pare i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo me lart në Eliminatoret e Botërorit 2022, bazuar ne renditjen e përfaqësueseve evropiane me kriter pikërisht ecurinë ne Ligën e Kombeve.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: (3-5-2) Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja

Lexo edhe :  Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

BJELLORUSIA: (4-4-2) Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. Trajner: M. Markhel.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV