​Virusi Chapare, vdekjeprurës sa Ebola – a do të jetë pandemia e radhës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa bota është ende duke u përpjekur të merret me pandeminë COVID-19, Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka konfirmuar se një virus tjetër i quajtur Chapare, i cili transmetohet nga njeriu në njeri, mund të shfaqet si një pandemi, nëse nuk adresohet menjëherë.

Virusi Chapare shkakton ethe hemorragjike (CHHF) si Ebola. Ekspertët kanë thënë se nuk ka të ngjarë të bëhet pandemi, por janë disa arsye për t’u alarmuar në lidhje me virusin, përfshirë faktin që nuk ka ende trajtim për CHHF.

CDC deklaroi se virusi Chapare vjen nga familja e arenavirusëve. Ky virus infekton qeniet njerëzore kur ato vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me brejtësit që janë të infektuar nga Chapare. Mund të përhapet gjithashtu kur njerëzit vijnë në kontakt me urinën ose jashtëqitjet e brejtësve të infektuar.

Pasi të infektohet, një qenie njerëzore mund të përhapë sëmundjen përmes lëngjeve të trupit duke përfshirë pështymën, urinën, spermën dhe sekrecionet e frymëmarrjes.

Nuk ka shumë informacion në dispozicion se si përhapet virusi dhe CDC gjithashtu deklaroi se duhen më shumë kërkime për të konstatuar shkakun, simptomat dhe trajtimin e CHHF.

Deri më tani vetëm disa raste janë identifikuar me CHHF duke përfshirë dy shpërthime të dokumentuara. Herën e parë virusi u identifikua në qeniet njerëzore në vitin 2003 në provincën Chapare në Bolivi, me një të vdekur. Përhapja e dytë u raportua në vitin 2019 në provincën Caranavi në Bolivi. U deshën tre jetë – një pacient dhe dy punëtorë shëndetësorë, të cilët ishin infektuar nga virusi.

Pas këtyre dy shpërthimeve, zyrtarët shëndetësorë kanë identifikuar disa simptoma për CHHF. Thuhet se shkalla e simptomave ndryshon midis 4 dhe 21 nga data e infektimit.

Lexo edhe :  "Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik"

Simptomat e zakonshme të CHHF janë: ethe, dhimbje koke, dhimbje të nyjave dhe muskujve, dhimbje syve, dhimbje stomaku, të vjella, diarre, gjakderdhje nga mishrat, skuqje dhe nervozizëm. Sidoqoftë, raportet nuk kanë sqaruar nëse virusi transmetohet nga nëna te fëmija ende i pa lindur.

Pa trajtim të disponueshëm, mirëmbajtja e hidratimit, menaxhimi i shokut përfshirë reanimimin e lëngjeve, administrimi i rezervave të vazopresinës, qetësimi, lehtësimi i dhimbjes dhe transfuzionet konsiderohen për terapi.

Aktualisht, CDC ka zhvilluar një test RT-PCR për të diagnostikuar virusin. Gazeta britanike Guardian raportoi se virusi mund të jetë i pranishëm në spermën e një të mbijetuari për 24 javë ose 168 ditë pasi të infektohet./botasot

Të fundit

Stamponin veshje me logo false/ I arrestuari ish-kandidati i PD-së së Bashës

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin “Fake Star 5, që çoi në arrestimin e 4 personave...

Krimbi i Ullirit dhe Robinson Kruzo

Nga Frrok Çupi Se çfarë do të ndodhte sikur në drurin e ullirit me të cilin do të krijohet mobilja, të fshihet një krimb. Flutura...

Pas shpërthimit të vullkanit në malin Etna, turistët ikin me vrap

Janë publikuar pamje tronditëse që tregojnë turistë në malin Etna teksa vrapojnë për t’iu shmangur një situate të rrezikshme, ndërsa nga krateri i vullkanit...

Publikohen pamjet nga moment i lëkundjeve sizmike në Turqi (VIDEO)

Mediat në Turqi kanë publikuar pamjet e tërmetit 5.8 Rihter që tronditi vendin në orët e para të së martës. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë...

Bie qeveria në Holandë, lideri i së djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

Lideri holandez i të djathtës ekstreme, Geert Wilders, e ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeverisës katërpartiak i vendit për shkak të një...

Lajme të tjera

Web TV