Peshëngritje shqiptare, në fokus të mediave ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, që u mbajt në shtunën në Tiranë dhe që dështoi, duke i hapur kështu rrugën një Asambleje tjetër të Përgjithshme të Jashtëzakonshme Zgjedhore e cila do të mbahet muajin e ardhshëm,ka marrë edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare dhe ka qenë faqja e madhe sportive, “insidethegames.biz”, që i ka kushtuar një shkrim të gjatë ngjarjes së fundjavës, por edhe gjithë sfondit historik që çoi në atë që u shpalos në mjediset e Hotel “Tirana International”.

Shkrimi i gazetarit të mirënjohur, Brian Oliver, bën kronologjinë e ngjarjeve të Asamblesë, duke e vënë theksin tek përpjekja e ish-presidentit të dorëhequr, Elez Gjoza, për t’u rikthyer në postin e lënë para afro 3 vjetësh, por edhe përpjekjet e tij dhe të atyre që e mbështesnin, për të hyrë me forcë brenda sallës ku po mbahej Asambleja.

Shkrimi veçonte dhe faktin që peshëngritja kishte shansin historik të zgjidhte një presidente femër, Eglantina Çuni Kalemin, por ajo nuk u la as të fliste gjatë punimeve të zhurmshme të Asamblesë.

Sidoqoftë, ajo ka përsëritur se do të rikandidojë edhe në Asamblenë e 14 dhjetorit, ndërsa artikulli i faqes së njohur theksonte faktin se, përtej deklaratës së tërheqjes “për arsye personale, presidenti Theodhor Masllavica dukej se ishte kërcënuar nga persona me pushtet, duke çuar në vendimin e tij të pakthyeshëm.

Ajo që është fakt është se gjatë drejtimin të tij, peshëngritja fitoi plot 37 medalje në arenën ndërkombëtare dje të gjitha të çliruara nga njolla e dopingut që pati shoqëruar shtangën kuqezi nën drejtimin 6-vjeçar të Gjozës.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar fare numërimi i votave nga...

Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar! (VIDEO)

Numri i turistëve në vend, vijon të mbetet i lartë. Të huajt zgjedhin çdo ditë e më shumë si destinacion për pushime Shqipërinë. Kryeministri Edi...

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga e re e ish-finalistes së...

Lajme të tjera

Web TV