Paris-presse (1963) / Mbretëresha Geraldinë kërkoi 500.000 franga dëmshpërblim për shpifjen ndaj mbretit Zog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 18 shtatorit 1963, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me procesin gjyqësor të mbretëreshës Geraldinë ndaj revistës franceze “L’Histoire pour tous”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Geraldina e Shqipërisë kërkon këtë shumë nga një revistë e cila akuzon Zogun I se “ka marrë rezervat e arit nga thesari i shtetit” gjatë pushtimit Italian.

500.000 franga për nderin e një mbreti

Në gjyqin “historik” i cili është thirrur këtë pasdite, përpara dhomës së 17-të korrektuese, avokati Jean-Louis Aujol mbron, sipas traditës së mirë, të venë dhe jetimin. Por kjo e ve dhe ky jetim janë një mbretëreshë dhe një bir mbreti. Geraldina e Shqipërisë ka hedhur në gjyq revistën mujore “L’Histoire pour tous”, të cilën e akuzon se ka shpifur mbi memorjen e burrit të saj, Zogut të Parë. Një artikull i Jo (Joseph) Tranchal-it, i cili u botua në numrin e qershorit 1962, i ka bërë vërejtje ish-mbretit për faktin se, kur ai u dëbua nga froni i tij në 6 Prill 1939, nga pushtimi italian, “lejoi të flijoheshin tre batalione të ushtrisë së tij” dhe “mori me vete rezervat e arit të thesarit të Shtetit”.

Sovrania kërkon 500,000 franga dëmshpërblim.

U prita nga ajo, natën e kaluar, në vendbanimin e saj parisien që ajo ka mbajtur. Ajo po mbërrinte nga Madridi, ku është vendbanimi i saj. Geraldina e Shqipërisë i ngjan legjendës së saj: shumë e gjatë, shumë e bukur, bjonde me sy të mëdhenj gri dhe një buzëqeshje me “gropëzat” në faqe. Ajo është veshur e gjitha me të zeza: u bënë dy vite që kur mbreti Zog vdiq.

“— Burri im, më tha ajo, ishte një burrë trim dhe një njeri me nder. Akuza të tilla janë të pamundura! Unë thirra si dëshmitar ish-ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri, z. Hugh Grant, burra shteti francezë dhe ish-oficerë të burrit tim.

Lexo edhe :  26 Dhjetor 2004/ Tërmeti dhe cunami shkaktojnë mijëra të vdekur në Indonezi

Ne u detyruam të largoheshim sepse Zogu refuzoi të shiste vendin e tij te Musolini. Unë u largova nga Tirana nën bombat italiane, duke mbajtur në krahë djalin tim, Lekën, i cili lindi një ditë më parë, më 5 Prill…”

“— Unë i besoj drejtësisë, më tha kundërshtari i mbretëreshës, z. Jean Eldin, drejtori-menaxhues i “L’Histoire pour tous – Historia për të gjithë”: Revista ime boton vetëm artikuj të kontrolluar me burimet më të mira. Emri i drejtorit të saj letrar, Alain Decaux, është garancia më e sigurtë e seriozitetit të kërkimeve tona. Në këtë artikull, ne jemi kufizuar në bërjen e historisë. Avokatët e mi, Gabriel Delattre dhe Jean – Edouard Bloch, do të prodhojnë dokumente të pakundërshtueshme, përfshirë një tekst nga akademiku Jérôme Tharaud.”

Jean-Paul LACROIX

Tersi me anijet, rrëfimi i Leka Zogut në gazetën “Sud-Ouest”

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 14 gushtit 1968, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me rrëfimin e fatkeqësive të Leka Zogut me përdorimin e anijeve.

Leka I, mbreti i Shqipërisë në mërgim, i rrëfeu fatkeqësitë e tij Christian Bombediac-ut të “Sud-Ouest”: “Kur bleva anijen time dy vite më parë në Angli, nuk bëra një aferë të mirë. Tani po e vë re. Mbase u nxitova pak. Dikur lundroja, por mendova se ishte më lehtë të ktheja një çelës për të ndezur një jaht. Kështu bleva “Solartite-n”, por sapo arrita në Alicante dy zjarre ndodhën në bord. Me mysafirët e mi, ne e vumë situatën nën kontroll, sepse, natën, parimi im është të bëj një xhiro çdo orë. Kështu që zjarrin e zbulova menjëherë. Më vonë, më ndodhën disa stuhi, por nuk kam frikë prej tyre…” Leka I i Shqipërisë po kërkon gjithashtu një “banesë” në Paris. Duhet që ajo të ketë një tavan të lartë sepse mbreti në mërgim është i gjatë 2.04 m.

Marrë nga Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Të fundit

Parashqevi Simaku ende s’është takuar me djalin,fondet dështojnë

Këngëtarja Parashqevi Simaku, do të takohet me djalin e saj dhe me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Lajmin e ka bërë...

Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?

Vendet e mesdheut vazhdojnë me ecurinë e mirë ekonomike për të tretin vit radhazi, me Spanjën në krye të listës së këtij viti. Greqia...

Murtaja e derrave në Lezhë/ Sëmundja afrikane, ngordhin 60 derra

Murtaja afrikane e rishfaqur serish ne Lezhe  ka shkaktuar ngordhjen e 60 krerëve  derra në një fermë. Zona është vendosur ne karantine nga Sherbimi...

Tryeza për Vitin e Ri, rritja e çmimeve prek pensionistët në Elbasan

Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve gjatë gjithë vitit, në këto prag festash rritja e çmimeve të produkteve të shportës po cenon tryezën...

Festat/ Këshilla për ata që vuajnë nga depresioni dhe bipolariteti

Për shumë njerëz, festat e fundvitit janë koha më e bukur, por jo për të gjithë. Për njerëzit që jetojnë me çrregullime bipolare ose...

Lajme të tjera

Web TV