Frrok Çupi: Kaseta, Basha duhet të largohet nga politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kaseta e zhdukur për masakrën e Krushës së Madhe në Kosovë në vitin 1998 është kryeqendra në debatin e ditës në Shqipëri. Por çfarë mendon për këtë analisti i njohur Frrok Çupi? I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ai u shpreh:

 

-A i besoni asaj që është bërë si temë e ditës këtu, ajo puna e kasetës me zotin Basha?

-Nuk do ta quaja deri në kufijtë ekstremë që zoti Basha është një tradhtar. Basha ishte një djalë i ri, shërbente, nuk e dinte se çfarë po bënte. Gjatë gjithë kohës që ne kemi festuar pavarësinë e Kosovës, Serbia dhe serbët kanë punuar për të mbledhur këto prova. E kanë futur shqiptarin në thesin e tyre dhe s’ka ku del më shqiptari tani. Humbja e këtij argumenti është vërtet humbje shumë e madhe. 240 veta janë vrarë brenda natës dhe ti ke 21 vjet që kurrkush s’e di në botë. Dhe gjithë bota mendon që përbindëshat janë në Kosovë. Ai mund ta ketë bërë edhe kështu, do ketë qenë pjesë e një grupi ku të tjerët e urdhëronin, bëj këtë gjë, fshihe këtë, zhduke atë. Problemi është sot. Duhet ta sqarojë e para dhe e dyta duhet të thotë se ka bërë një dëm ndaj kombit. Ky nuk tregon kush është. Duhet të largohet nga politika, urgjent. Sepse në politikë vjen me një dëm shumë të madh, me apo pa qëllim. /fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV