Lajmi i mirë/ Vaksina e Pfizer mund të fillojë të shpërndahet brenda muajit dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin, tha të enjten se vaksina kundër COVID-19 të cilën po e zhvillojnë në bashkëpunim me Pfizer mund të dalë në përdorim para vitit të ri në SHBA dhe Evropë.

“Ne jemi duke punuar me shpejtësi të madhe,” i tha ai AFP-së në një intervistë përmes platformës Zoom.

Sahin konfirmoi se kompanitë planifikojnë që të aplikojnë në SHBA për autorizimin të përdorimit emergjent të premten. Ndërsa rregullatorët Evropianë do të pranojnë një grup tjetër të të dhënave “javën e ardhshme” .

“Ekziston një shans që të mund të marrim miratim nga SHBA-ja ose Evropa ose të dy rajonet këtë vit,” tha 55 vjeçari Sahin, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i BioNTech.

“Ne madje mund të fillojmë të shpërndajmë vaksinën në dhjetor,” shtoi ai, “nëse të gjithë punojnë së bashku shumë ngushtë”.

Vaksina e BioNTech dhe Pfizer si dhe një tjetër që po zhvillohet nga firma amerikane Moderna kanë marrë kryesimin në zhvillimin vaksinës, pasi të dhënat e provave në shkallë të gjerë këtë muaj treguan se vaksinat e tyre ishin rreth 95 për qind të efektshme kundër COVID-19.

Lajmet për zhvillimin e vaksinave kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund një epidemie që ka infektuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe shkaktoi më shumë se 1.3 milion vdekje në mbarë botën, që shfaqja e rastit të parë në Kinë.

Punonjësit shëndetësorë, kujdestarët dhe njerëzit që konsiderohen me rrezik të lartë nga sëmundja e rëndë COVID-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri janë vendosur të jenë të parët që pritet të marrin vaksinën.

A mund të dimër normal?

Duke folur për mundësinë e daljes së vaksinës për përdorim deri në fundvit, Sahin tha se nëse të gjithë aktorët e përfshirë – qeveritë, kompanitë farmaceutike dhe firmat e logjistikës së vaksinave – “bëjnë një punë me të vërtetë të mirë”, atëherë “ne mund të kemi sukses të vaksinojmë 60 deri në 70 për qind të popullsisë deri në vjeshtën e vitit 2021.”

Lexo edhe :  Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

“Dhe kur ta kemi arritur atë atëherë mund të kemi një dimër normal. Pa një mbyllje tjetër.”

Përtej SHBA-së dhe BE-së, më shumë se 30 vende janë në faza të ndryshme të negociatave për të siguruar vaksinën e BioNTech dhe Pfizer, tha Sahin.

Me shqetësimet në rritje që kombet e varfra mund të liheshin pas dore, Sahin tha BioNTech është duke folur me organizata si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gates për shpërndarjen e vaksinës “në të gjithë botën” dhe gjetjen e mënyrave për të ulur koston e saj.

Çmimi i vaksinës BioNTech dhe Pfizer pritet të jetë rreth 20 dollarë (17 euro) për dozë, me një dozë tjetër përforcuese që do të merret 28 ditë pas së parës./REL

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë!

Trajnerët Sylvinho dhe Dragan Stojkovic kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri - Serbi, e cila...

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë

Autobusi i skuadrës serbe të futbollit ka mbërritur në “Arenën Kombëtare”. Rrugës, pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, një tifoz i vogël në...

Analiza: Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato...

Goli që duhet t’i bëjmë Serbisë… dhe unë “antishqiptari” që mendoj se mund të na mundin

Nga Martin Leka Ka shpërthyer një histeri patriotike për ndeshjen Shqipëri-Serbi që zhvillohet pas pak orësh në Tiranë. Që nga tifozët, spordashësit, politikanët, tregtarët, patriotët, trutharët,...

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”/Tifozët dhurojnë spektakël para ndeshjes ndaj Serbisë

Ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin Air Albania do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV