“Ne mund të hakmerremi”, flet një prej kushërinjve që i shpëtoi atentatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shaqir Tollja, një prej personave që ndodhej në mjetin, që u qëllua me breshëri plumbash në qytetin e Bulqizës ka rrëfyer detaje nga ngjarja dhe ka treguar si ka nisur konflikti me autorët.

Ai thotë se konfliktet me autorët janë të hershme, pasi ata kanë kërcënuar me armë zjarri edhe të birin.

Sakaq, Shaqir Tollja, vijon të tregojë se në 9 shtator po të njëjtët persona e kanë dhunuar pasi kishte denoncuar në polici kërcënimin ndaj të birit.

Më 12 gusht të këtij viti ka pasur një konflikt me kushërinjtë tanë. Më 18 gusht, më ka kapur fëmijën tim 15 vjeç dhe ma ka kërcënuar, i ka vënë armën në kokë. Bëra denoncim në polici dhe na thanë se nuk është një ngjarje tragjike. Më 9 shtator më rrahën mua në 6 e gjysmë të mëngjesit, vetëm se kishim bërë denoncimin për djalin. Ishin vetë i katërti, të maskuar, nxorën armët e më rrahën. Unë isha duke shkuar në punë, më dolën në afërsi të xhamisë, në qytet të ri”, thotë Shaqir Tollja për News24.

Teksa tregon se i njeh autorët e ngjarjes së sotme, Tollja i kërkon shtetit të zbardhë ngjarjen ndryshe do të hakmerret.

Sot isha duke ikur për në punë. Autorët ishin me një “Land Rover”. Nuk e dimë kush qëlloi nga brenda makinës, pasi ishte me xhama të zinj. Ne i njohim autorët. Ne kërkojmë nga shteti që të zbardhet sa më shpejt ngjarje, që të mos bëjmë ndonjë të pabërë, se dhe ne mund të hakmerremi. Jemi një fis i tërë që rrimë me frikë prej tyre”, tregoi Tollja.

Lexo edhe :  Belgjikë/ Qiramarrësi ekzekuton shqiptarin ‘Noel’ në lokalin e tij, zbulohet shkaku!

Ngjarja ndodhi të premten në mesdite në qytetin e Bulqizës, ndërsa policia bëri me dije se autori i atentatit është identifikuar nga policia.

Mësohet se shtetasi Besmir Zeneli, autori i ngjarjes duke drejtuar automjetin e tij fillimisht ka parakaluar dhe ka goditur automjetin tip “Land Rover”, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.

Ndërsa deri tani policia njofton se kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi Besmir Zeneli dhe është shpallur në kërkim autori.

Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit. Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme. Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z”, njofton policia.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja ...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Historia prekëse, shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e...

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e Gazës dhe zonat përreth. Më...

Lajme të tjera

Web TV