Rama kërkon ndihmën e qytetarëve: Të shmangim një izolim të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë dhe të shmangin një mbyllje tjetër totale si ajo e pranverës që lamë pas.

Rama thotë se kjo gjë duhet të bëhet nga qytetarët me çdo mënyrë. Ai gjithashtu garanton se bashkë me dimrin e vështirë Shqipëria do të kalojë edhe pjesën më të keqe të pandemisë

”Ne do e fitojmë këtë luftë. Me mund të vazhdueshëm, pa u lodhur. Ju lutem të gjithëve, kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër, me çdo mënyrë.

Dhe as mos dyshojmë në vërtetësinë e informacioneve për të cilat autoritetet e qeveria mban përgjegjësi të lartë, dhe as mos bini pre e frikës nga ata që fatkeqësisht ju duan mish për top për pushtet. Do e kalojmë edhe këtë dimër të vështirë, dhe bashkë me të do e kalojë Shqipëria pjesën më të madh të të keqes që na zuri.”, theksoi kryeministri.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 viktima dhe 737 raste të reja në Shqipëri.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV