Trupat kombëtare të Gardës së Teksasit janë vendosur në qytetin El Paso, për t’i ardhur në ndihmë morgut të tejmbushur, teksa vendi po përballet me një rritje të madhe të rasteve të reja me Covid-19.
Divizioni i Teksasit për Menaxhimin e Emergjencave tha në një deklaratë për media se autoritetet kanë vendosur të dërgojnë një ekip prej 36 personash të Gardës Kombëtare të Teksasit për të siguruar ndihmuar në procedurat mortore.
Kryebashkiaku i qytetit Dee Margo tha se me rritjen e infeksioneve, pritet edhe rritja e numrit të vdekjeve. Ushtria Teksase tani do të sigurojë “personelin kritik” për të kryer “planin e menaxhimit të fatalitetit” të qytetit, deklaroi ai.
Autoritetet në El Paso kanë përcaktuar tashmë një vend të ri, me hapësira shtesë për morgun.
Kaq shumë njerëz kanë vdekur së fundmi, sa që morgu ka postuar njoftim për vende të reja pune. Aktualisht 300 pacientë janë në trajtim intensiv vetëm në El Paso, ndërsa shumë pacientë po nisen drejt spitaleve në qytete të tjera, për shkak mungesës së shtretërve.
l.m/Fjala.al