Basha: Pandemia nxori në pah krizën ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i partisë Demokratike këtë të hënë ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesit në Tiranë. Basha e vuri theksin tek pasojat e kësaj krize dhe mungesën e ndihmës nga ana e qeverisë për biznesin.

Problemi kryesor i kësaj krize që ka 7 vite, por që pandemia e ka rënduar dhe më shumë, është pamundësia e njerëzve për të siguruar ushqimin bazë. Dhe kjo reflektohet pastaj tek i gjithë zinxhiri, edhe zinxhiri prodhues e në veçanti tek prodhimet e vendit. Ju e dini, ne kemi dalë prej javësh me një paketë ndihme për njerëzit që nuk kanë të ardhura.

Kemi kërkuar që të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë të kenë një ndihmë direkte nga shteti, kemi kërkuar që çdo familje shqiptare të ketë një ndihmë financiare. Kjo bëhet në radhë të parë për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar familjet shqiptare, por po u ndihmuan ata do ndihmoheni dhe ju; se ato para çfarë do bëjnë? Do rrisin xhiron. Ata nuk kanë për t’i kursyer këto lekë, do t’i hedhin për të blerë konsumin e përditshëm”, u shpreh kryedemokrati.

Ndërkohë menaxherja e biznesit thekson se të ardhurat janë shumë të pakta dhe e kanë të pamundur menaxhimin e situatës. Kjo ka sjellë jo vetëm pasoja për vetë biznesin dhe rënien e konsumit, por edhe për rritjen e papunësisë.

Ndërkohë Basha duke marrë shembull biznesin në fjalë, shpalosi idetë e tij dhe të PD për të ndihmuar biznesin në krizë si pasojë e rënies së konsumit.

Zgjidhja është që ne të ndihmojmë konsumin dhe të ndihmojmë konsumin do të thotë t’i çojmë lekët sot aty ku kanë nevojë më shumë njerëzit, të ndihmojmë ata që kanë humbur vendet e punës, të ndihmojmë ata që janë në vështirësi ekonomike, të ndihmojmë sipërmarrjen e vogël, t’ju ndihmojmë ju që në vend që t’i hiqni njerëz nga puna, t’i mbani, dhe për këtë kemi propozuar një paketë minimale që ata që nuk i mbani dot vetë, të keni një ndihmë nga shteti, po mbi të gjitha të ndihmojmë njerëzit të bëjnë konsumin bazë të ditës dhe paratë e taksave të shqiptarëve sot nuk mund të shpenzohen në asnjë vend tjetër më mirë se sa duke ndihmuar shqiptarët, sepse kriza ekonomike ka shtatë vite që rëndohet por në veçanti, tani me pandeminë që është akute, të sigurojmë ushqimin bazë për njerëzit dhe nuk ka vend më të mirë për ta siguruar ushqimin bazë se sa duke blerë produktet e Shqipërisë, produktet e fermerëve shqiptarë.

Dhe përfitoj dhe njëherë të bej një thirrje, meqë jemi këtu në një pikë shitje ku të gjitha prodhimet janë shqiptare; t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të konsumojmë e të blejmë sa më shumë produkte shqiptare”, ka thënë ndër të tjera kreu i PD-së./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Të fundit

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Lajme të tjera

Web TV