Mbyllet çerdhja Nr.2, një punonjëse rezulton me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çerdhja numër dy në Vlorë është mbyllur nga Inspektoriati Shëndetësor, pasi një punonjës rezultoi pozitiv me Covid.

Po ashtu mësohet se tre punonjës të tjerë kanë shfaqur simptoma, ndërsa pjesa tjetër e stafit është në pritje të tamponit. Çerdhja do të qëndrojë e mbyllur deri në datë 5 dhjetor.

Kujtojmë se ky është institucioni i katërt që mbyllet në Vlorë. Aktualisht të mbyllura qëndrojnë për shkak të infektimit të personave me COVID edhe dy kopshte në Vlorë dhe një kopsht në Orikum.

Lorenc Rexho, kreu i ISHSH ne Vlorë ka kërkuar respektim të  masave, ndërsa ka theksuar se në këtë çerdhe është bërë mbyllja për shkak të situatës se krijuar, ndërsa janë të mbyllura disa institucione, kopshte të tjera në Vlorë.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës ditën e djeshme ka pasur 7 raste pozitive. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në këtë qark janë infektuar 801 persona./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV