“Boll me mashtrime”/ Skënder Brataj i përgjigjet Bashës: Nuk e luan topi që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Skënder Brataj ka hedhur poshtë këto akuzat e Lulzim Bashës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid19, duke thënë se opozita nuk duhet të mbushë me gënjeshtra popullin.

Ai u shpreh se diçka e tillë nuk ka si të ndodhë pasi atyre u bëhet tamponi për të parë nëse shkaku i vdekjes është Covid apo ndonjë sëmundje tjetër.

“Po i bëjmë mish për top duke i nxjerrë gjithandej. Të vdekurit janë të vdekur dhe nuk mund t’i fshehësh. Nuk e di ça thotë PD, unë jam në krah të mjekëve. Ne jemi specialistë. Jemi me mjekët që luftojnë çdo ditë me vdekjen, që s’mundohen të denigrojnë një jetë njeriu. Në çdo vend të botës, të vdekurit ndahen, nga ato që dalin me tampon pozitiv nga virusi dhe pjesa tjetër kur del tamponi negativ, si do ta vë te lista e vdekjeve Covid. Nuk e luan topi. Tamponi vërteton nëse klasifikohet vdekje me Covid apo jo,” tha Brataj.

Ditët e fundit, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, kanë hedhur akuza se qeveria po fsheh numrin real të të vdekurve. Basha tha se numri i të vdekurëve është shumë më i madh se sa paraqet ministria e Shëndetësisë në përditshmëri.

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me...

Presidenti Begaj niset nesër drejt Italisë, do të marrë pjesë në varrimin e Papës

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut të shtunën. Mësohet se Begaj do të niset nesër drejt vendit...

Laura Pausini tregon se si arriti të zhdukë kilogramët e tepërt në vetëm pak muaj

Ylli italian i muzikës pop, Laura Pausini ka ndarë me ndjekësit e saj se si ka arritur të zhdukë kilogramët e tepërta nga trupi...

Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e...

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës...

Lajme të tjera

Web TV