Rama: Zbatoni masat kufizuese, shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë apel që të gjithë të ndihmojnë në betejën me Covid. Shefi i qeverisë është përgjigjur dhe shumë qytetarëve të cilët pyesin nëse do të mbyllen apo jo shkollat duke theksuar se ky është një vendim që i takon autoriteteve përkatëse. Ndër të tjera ai ka theksuar se deri më tani shkollat nuk konsiderohen vatra infeksioni.

Duhet të jemi sa  më të vetëdijshëm në lidhje me atë që kemi në dorë secili në pozicionin e vet dhe patjetër së bashku si komunitet dhe bashkësi që jetojmë në këtë vend që të shmangim mbingarkimin e spitaleve me një ngarkesë që do e bënte tejet të vështirë dhe të mbrojmë shëndetin e vet dhe të miqve të vet ky është një kontribut i jashtëzakonshëm në luftën e përditshme dhe të përnatshme që bëhet në vijën e zjarrit aty ku trajtohen pacientët me Covid që kanë pasoja të rënda dhe për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoja të rënda në çdo aspekt sidomos në atë ekonomik”, u shpreh Rama.

Më tej ai sqaroi se duke qenë se sot janw aty për arsimin dhe ka ndjekur me vëmendje për ato që ai i ka konstatuar duke lexuar në rrjetet sociale një zë të përsëritur për mbylljen e shkollave.

Dua të theksoj se çfarë hapet dhe mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe detyrimin ligjor që të marrin vendimi në një kohë kaq të vështirë. Përmes kësaj unë dëshiroj që të përcjell se sipas të dhënave dhe ndjekur të gjithë orientimet e autoriteteve shëndetësore dhe shkencore në të gjithë vendet shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjithë hapësirat e tjera kanë potencialin e tyre të rrezikut.

Kjo do të thotë se është e rëndësishme zbatimi i masave në çdo shkollë siç po ndodh që personeli drejtues dhe pedagogjik të jetë sa më këmbëngulës në zbatimin e tyre dhe nga ana tjetër ajo që unë kam dëgjuar nga ekspertët tanë dhe e kam konsultuar është që në vlerësimet e përgjithshme që bëhen në lidhje me shkollat është domosdoshmëria që bëhet për mbrojtjen e këtij aspekti.

Sidoqoftë kjo është një vendimmarrje që u takon autoriteteve tona dhe nuk më takon as mua dhe asnjërit. Unë jam i vetëdishëm për këtë sfidë por e rëndësishme është që secili të bëjë detyrën e tij, pr të kaluar këtë prove të madhe”, ka thënë Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Erald Kapri: Mandati ynë është i ‘çimentuar’! Do jemi opozita e vërtetë në parlament

Të fundit

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD...

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Lajme të tjera

Web TV