Tërmeti dhe Covid-19/ Denaj: Gjermania partner jetik, 58.2 milionë euro për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për bashkëpunim dhe zhvillim, ku dhe u firmos protokolli për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve.

Fokusi kryesor i këtij diskutimi ndërqeveritar ishte angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Gjermania merr përsipër të sigurojë për Shqipërinë, në kuadër të bashkëpunimit bilateral.

Nëpërmjet këtyre negociatave ne jemi të lumtur të marrim një konfirmim të fortë se qeveria gjermane mbetet e përkushtuar të vazhdojë të jetë një partner i fortë dhe i besueshëm, si dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Republika Federale e Gjermanisë merr përsipër të sigurojë për Bashkëpunimin Dypalësh Teknik dhe Financiar, do të jetë jetik në thellimin e procesit të transformimit social dhe institucional shqiptar”, u shpreh Denaj.

Gjatë këtij takimi, Denaj nënvizoi se, 2019 dhe 2020 ishin vite mjaft të vështira dhe sfiduese për Shqipërinë, duke u goditur nga dy situata të forta, tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19.

Ministrja theksoi më tej se, qeveria shqiptare në të dyja rastet, ndërmori veprime të menjëhershme e të suksesshme për menaxhimin e situatës përmes mobilizimit, koordinimit dhe drejtimit të strukturave qendrore dhe lokale.

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të tij, me Gjermaninë si një prej tyre, përfaqësuan një zë të fortë në ndihmën e ofruar për Shqipërinë“, u shpreh Denaj.

Që nga viti 2018, Gjermania ka mbështetur qeverinë shqiptare me 144 milionë euro. Vetëm në 2 vitet e fundit, rreth 20 qytete në Shqipëri u ndihmuan mbi problemet mjedisore, siç është dhe shpërdorimi i ujit.

Më shumë se 6500 njerëz u punësuan dhe të tjerë u ndihmuan për hapjen e një biznesi. Gjithashtu, më shumë se 2.1 milionë konsumatorë përfituan furnizim me energji elektrike të përmirësuar. Të gjitha këto ndihma vijnë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shtoi Rodriguez, përfaqësuesi i lartë në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin...

“Janë 3-4 viruse aktive”, Brataj: Është arritur kulmi i situatës gripale, duhet kujdes

Periudha aktuale mund të cilësohet edhe si sezoni i virozave. Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ka konfirmuar se prej...

“Jemi shumë vonë për primaret”/ Berisha i përgjigjet Bardhit: Do zbatohet statuti

Kreu demokrat Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë...

Zgjedhjet/ Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta...

Zjarr në një hotel në Sarandë, ende nuk dihen shkaqet

Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme Sarandë-Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e...

Lajme të tjera

Web TV