Policia nuk e lejoi të kalonte/ Shqiptari thyen traun e doganës në Kakavijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke mbrëmjen e së dielës pasi theu traun në doganën e Kakavijës.

Shqiptari në fjalë priste të hynte në Greqi, por nuk e realizonte dot ligjërisht pasi kishte masë të ndalimit të hyrjes në zonën Shengen dhe zgjodhi që këtë gjë ta bënte ndryshe

Me automjetin e tij ai theu traun në Kakavijë duke i ikur Policisë doganore, teksa u arrestua më pas pas rrugës për në Janinë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari aktin e kreu pa frikë dhe ndrojtje teksa vendosi në alarm Policinë e Janinës që e neutralizoi në aksin ndërnacional Janinë-Kakavijë.

Tashmë ai ndodhet në qytetin grek dhe do të dalë në gjyq për tre akuza të ngritura nga shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të pronës publike dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ai u dërgua në Prokurorin Publik të Janinës.

Kujtojmë se Kakavija u mbyll pjesërisht prej 20 nëntorit për shkak të pandemisë duke lejuar lëvizjen në orarin 07:00- 23:00, ndërsa më 23 nëntor në një njoftim të dytë nga pala greke puna u pezullua plotësisht për shkak të një greve nga punonjësit grekë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV