“Love Story”/ Saimiri e eleminon, Klea shpërthen në Instagram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nata e dytë e “Love Story” u mbyll dje me dy vajza më pak në garë. Saimirit iu desh që kësaj radhe të bënte një zgjedhje dhe të eliminonte dy prej konkurrenteve, në garë për të fituar zemrën e tij. Vajzat që mbetën pa trëndafil në fund ishin Juli dhe Klea, kjo e fundit nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot në skenë.

Pak orë pas spektaklit, Klea i është drejtuar profilit të saj në Instagram për të shpjeguar reagimin e saj dhe për t’i qartësuar të gjithë. Mes të tjerash, ajo thotë se lotët nuk ishin për Saimirin, por për “momentet e padrejta që të sjell jeta”.

S’di pse e ndjeva si detyrë t’ju jap një përgjigje të gjithëve në këtë story, meqenëse mesazhe për momentin nuk mundem të kthej. Në radhë të parë, faleminderit nga zemra të gjithë njerëzve për mbështetjen, kurajën dhe çdo fjalë të mirë.

Unë nuk qava për djalin, qava për momentet e padrejta që të sjell jeta. Por kur je një njeri i drejtëpërdrejtë dhe i thua gjërat siç janë, kështu është! Njerëzit e mëdhenj guxojnë në jetë. Jeta është ulje-ngritje dhe pas çdo gjëje të keqe, ndodh një gjë e mirë. Shpirtin e madh e mendjen e ndritur do ma njihni shumë shpejt. Prisni surpriza!

Njerëzit e mirë sa herë i sprovon Zoti dhe pas shiut del diell. Kush më njeh e di mirë se kush jam. Ndërsa kush jo, merr vendime të shpejta. Tani do më njohin më mirë se kurrë e do ta kuptojnë që unë nuk ndalem, sepse femrat me karakter guxojnë e kurrë nuk ndalojnë!”, u shpreh Klea./Bl,.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rubini turpërohet në Moskë, Daku shkëlqen me golin e 5-të radhazi

Disfata e Rubinit në Moskë, përballë CSKA-së që u shënoi pesë golave miqve nga Kazani, nuk e ka sfumuar...

Dhunohet brutalisht operatori polak në Përmet, akuzon rivalët

Operatori i një guide turistike polake, c, ka denoncuar publikisht me më 2 gusht është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie udhëtimi rivale. Ngjarja...

“Kushtetuesja” merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur. Kushtetuesja ka konstatuar se...

Nga Velipoja drejt ish-Jugosllavisë me not në kujtesë të të rinjve që sfiduan komunizmin

Shtatë notarë zgjodhën të përshkojnë me not një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës në përkujtim të dhjetëra djemve e vajzave...

Mbi 200 vdekje nga uria në Gaza, 1 milion banorë pritet të shpërngulen

11 vdekje të tjera si pasojë e urisë janë raportuar në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas. Kjo e çon në...

Lajme të tjera

Web TV