Meghan Markle zbulon se humbi një foshnje në korrik: Pësova një abort spontan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meghan Markle ka pësuar një abort spontan në muajin korrik. Ajo tregoi për New York Times se pësoi një ngërç të fortë, duke u shembur në dysheme.

Ishte një mëngjes që filloi si çdo tjetër: përgatitja e mëngjesit, ushqimi i qenit, marrja e vitaminave, gjetja e asaj çorapes që mungonte, mbledhja grusht e flokëve para se të merrja djalin nga krevati”, thekson Markle, e cila u martua me Princ Harry në vitin 2018.

Ajo rrëfen se para se të ndryshonte pelenën e djalit të madh, ndjeu një ngërç të fortë dhe menjëherë aty është rrëzuar në dysheme, bashkë me djalin në krahë.

“Po i përshpërisja në vesh një ninull për ta qetësuar, ishte një këngë e gëzuar, por në kontrast me gjithçka çfarë unë po përjetoja në atë moment, pasi diçka me mua nuk po shkonte mirë”, tha ajo.

“Unë e dija, ndërsa po mbaja në krahë fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin”, vazhdoi më tej Dukesha.

Ajo tregoi se shkoi direkt në spital, por fatkeqësisht nuk kishte mbetur asgjë për të bërë.

Markle tha se ishte një abort spontan.

I putha duart bashkëshortit tim dhe pastaj filluam të dy të qajmë. Ishte një dhimbje shumë e madhe, e papërshkruashme për ne”, shpjegoi ajo.

Markle theksoi se në një moment, ndërsa qëndronte në dhomën e spitalit, ashtu e shtrirë në shtrat, pyeti veten: A do të shërohemi nga e gjithë kjo dhimbje?/Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Fitore e “dhunshme” në Holandë, Arsenal shkatërron PSV me shtatë gola

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të...

Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin...

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia është dënuar me gjobë, për...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV