Udhëzimi/ Si do zhvillohet mësimi i kombinuar, detajet e skenarit II

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skenari i dytë i mësimdhënies, i pritshëm me kohë, pas valës së dytë të virusit në vendin tonë, parashikon që mësimi të zhvillohet midis prezencës fizike në klasë dhe mësimit online.

Nuk ka të bëjë aspak me zhvillimin e orëve të kurrikulës bazë në klasë dhe lëndëve të tjera në shtëpi, por mësimin një javë në shtëpi dhe një javë në klasë. Shkollat duhet të ribëjnë një grafik të ri ku do të ndajnë klasat që do të zhvillojnë mësim në javët çift dhe ato në javët tek. Një tjetër zgjidhje është ajo e ndarjes së grupeve brenda së njëjtës klasë, të cilat alternohen.

Gjithçka duket e thjeshtë për shkollat me dy turne. Po ato me tri apo katër të tilla?! Udhëzimi i detajuar i Ministrisë së Arsimit paramendon ndarje në turne e nënturne, duke e çuar ditën e punës së një mësuesi 12 orë, nga ora 08:00 deri në 19:45 kur mbyllet orari i fundit i mësimit që zakonisht priret të jetë online. Përveç ndryshimit të modaliteteve të mësimdhënies, grupet e nëngrupet ndryshojnë edhe orarin e mësimit. Për shembull, nga 17:00 me 19:45 në 14:00 me 16:45, diçka që me gjasë do të çorodisë jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit, të cilët është mirë të përshtaten shpejt.

Në mësimin ekstrem me katër grupe kohëzgjatja do të jetë 25 minuta, ndërsa në ato me dy apo tri turne, 30 minutëshe. Ndërsa ngarkesa e mësuesit do të rritet edhe më. Mesatarisht, do të bëjë shtatë orë mësimi shtesë në javë, të cilat do të paguhen si orë suplementare. Sakaq, të mos harrojmë që vlerësimi me notë do të zhvillohet vetëm për orët e qëndrimit në klasë. Një vështirësi ekstra kjo për mësuesit, të cilët duhet të mësojnë mirë të vlerësojnë elektronikisht për detyrat në klasë. Për kohëqëndrimin në klasa mbeten në fuqi rregullat e protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku nuk lejohen më shumë se 17 apo 18 nxënës në klasë, dritaret duhet të jenë të hapura dhe nxënësit, krahas detyrave, nuk duhet të shkojnë në shkollë pa maskë e higjienizues.

Të fundit

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

Një ish-kapiten i ushtrisë ukrainase dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete, i njohur si Sergeii K., është arrestuar në Itali për përfshirje në misionin e...

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por sot janë gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV