Një vit nga tërmeti/ Ambasada amerikane: SHBA pranë Shqipërisë, treguat një forcë të jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ka ardhur edhe një deklaratë e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ambasada, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se shqiptarët treguan një forcë të jashtëzakonshme. SHBA garanton se do të vijojnë mbështetjen e tyre  për  rindërtimin e Shqipërisë.

Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA

“Në 26 nëntor bëhet një vit qëkur një tërmet goditi Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet me popullin shqiptar, ndërsa ju përkujtoni këtë përvjetor solemn. Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka treguar një forcë të jashtëzakonshme, jo vetëm në rindërtim, por edhe në përballjen me një pandemi globale. Shtetet e Bashkuara kanë qenë me ju në çdo hap të kësaj rruge dhe do të vazhdojmë të jemi me ju.

Pas dëmtimeve të menjëhershme të tërmetit, zyrtarë dhe ekspertë amerikanë ndihmuan në përpjekjet e kërkim–shpëtimit dhe vlerësuan qëndrueshmërinë e strukturave të shtëpive dhe bizneseve në zonat e prekura. Më vonë, në përgjigje të nevojës më të madhe humanitare, USAID punoi me Kryqin e Kuq Shqiptar për të shpërndarë furnizime emergjente dhe me UNICEF-in për të siguruar shërbime mbështetjeje psiko-sociale për fëmijët që pësuan humbje dhe zhvendosje.

Në muajt që vijuan, Shtetet e Bashkuara qëndruan krah jush, ndërsa shihnit drejt së ardhmes. Për të forcuar aftësinë e Shqipërisë për t’iu përgjigjur katastrofave në të ardhmen, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ndihmoi në furnizimin e rezervave që mungonin dhe siguroi pajisje kritike për raste katastrofash. USAID i siguroi fonde Kryqit të Kuq Shqiptar për krijimin e një Qendre Operacionesh Emergjente, e cila drejton përgjigjen dhe koordinimin e një krize. Në vlerësim të trashëgimisë unike historike të Shqipërisë, ne dhamë një grant për restaurimin dhe ruajtjen e vendeve kulturore të dëmtuara në qytetin e Durrësit, qytetin e Krujës dhe fshatin e Prezës. Për të siguruar përgjegjshmëri ndaj popullit shqiptar, në shkurt ne shpallëm krijimin e Akademisë së Transparencës SH.B.A – Shqipëri, për të ofruar ndihmë teknike në qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimin anti-korrupsion dhe reformën në drejtësi. Akademia do të fillojë së shpejti punën e saj të rëndësishme këtu në Shqipëri.

Sot është edhe Dita Amerikane e Falënderimeve, një ditë për të menduar mbi gjërat për të cilat jemi mirënjohës. Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi mirënjohës për miqësinë midis dy vendeve tona dhe urave të shumta midis dy popujve tanë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të rindërtojmë Shqipërinë, do të qëndrojmë të fortë përballë fatkeqësive, dhe do të ecim drejt një të ardhmeje më të sigurt, më të begatë. Sot, Shqipëria është në mendimet tona.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Lexo edhe :  4.7 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kritikët e Kremlinit, akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një...

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Lajme të tjera

Web TV