“Rilindja Scott”, urdhër arresti për 334 persona në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karabinierët e Ros dhe Komandës provincial të Vibo Valentia ndërmarrë një operacion të madh nga i cili kanë dalë urdhër arresti për 334 persona.

Operiacioni i emëruar “Rilindja-Scott” arriti që të godiste të gjitha organizatat e Ndrangheta-s që ishin në veprim në zonën e Vibonese, të cilat i përkisnin klanit të Mancuso Di Limbadi.

Të dyshuar për lidhje me këtë klan janë rreth 416 persona, mbi të cilët rëndojnë akuza për organizatë mafioze, vrasje, vjedhje e shumë aktivitete të tjera jashtëligjore.

Shumë persona në pozita të larta përfshirë politikanë, zyrtarë shteti, llogaritarë e avokatë janë pjesë e personave të arrestuar nga operacioni që u zhvillua në mëngjes. Midis të arrestuarve janë edhe avokati e ish-deputeti i Forza Italia, Giancarlo Pitelli.

Nga ky operacion u bënë edhe sekuestrime të pasurive, që shkojnë diku te 15 milionë euro.

Finalizimi i këtij operacioni erdhi si rezultat i hetimeve që zhvillohen prej vitesh në Kalabri e rajone të tjera sin Veneto, Lombardi, Linguria,Toscana, Lazio, Sicilia, Puglia, Campania, Piemonte dhe Basilicata.

Nga ky operacion janë bërë arrestime edhe në vende të tjera të Europës si Gjermania, Bullgaria e Zvicra, të cilët kanë bashkëpunuar me utoritetin gjyqësor të Catanzaros.

Në këtë operacion janë përfshirë 2.500 karabinierë nga Ros komandat provincialeqë punojnë në të gjithë territorin e Italisë, nga njësia GIS, Regjimenti i Parashutistëve, Skuadra e Helikopterëve, mjete ajrore.

Nga ky operacion janë dokumentuar takime të Ndrangheta-s, duke patur si qëllim promovimin dhe dhënien e detyrave për bashkëpunëtorë të rëndësishëm./Përgatit: Fjala.al/

 

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV