Manastirliu: Ja cilat janë kategoritë që do vaksinohen të parët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Ogerta Manastirliu në një lidhje në emisionin “Opinion” tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës.

Megjithatë ndryshe nga vendet e Bashkimit Europian apo rajonit, që tashmë kanë pak a shumë të qartë kohën kur do të nisë vaksinimi, Shqipëria duket se nuk ka një datë konkrete të nisjes së vaksinimit.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu mbi këtë fakt, Ministrja Mamastirliu nuk dha një afat të qartë, por u shpreh se më shumë informacione do të kemi në dhjetor.

“Qeveria shqiptare ka parapaguar për 570 mijë qytetarë, 20% të popullatës dozat e vaksinës përmes instrumentit të Covax. Covax përfshin 10 kompani që punojnë opër prodhimin e vaksinës. Duke bërë parapagimin Shqipëria ka hyrë në kandidatët pontencialë për vaksinën”, tha Manstirliu ndërsa shtoi se Shqipëria ka të drejtë të shohë edhe oferta të tjera ose të largohet nga bashkëpunimi me Covax, por më shumë informacione do të kemi në fillim të muajit dhjetor.

Ndërkohë, Manastirliu tha se të parët që do të vaksinohen janë grupet e rrezikut.

“Të parët që do të targetohen nga vaksina janë grupet e riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët kanë vendosur që fillohet me 20%”, tha Manastirliu, ndërsa pohoi se vaksina nuk do të jetë falas dhe nuk është e detyrueshme.

Të fundit

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që kanë sjellë në ekonominë globale. Ja lista...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovision: Pikët shpërndahen sipas pasaportës

Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij...

Lajme të tjera

Web TV