Liga e Evropës, në takimet e orës 18:55 shënohen 32 gola në 13 ndeshje, 3 skuadra kualifikohen që tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënohen 32 gola në 13 ndeshje, 3 skuadra kualifikohen që tani për më tej. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës ka luajtur të enjten, duke nisur nga ora 18:55, 13 ndeshjet e 8 prej grupeve. Në këto ndeshje, të luajtura në kuadër të takimeve të 4-ta të fazës së grupeve janë realizuar 32 gola, me një mesatare prej 2.5 golash për ndeshje, ndërsa janë njohur edhe 3 skuadrat e para që kualifikohen që tani për më tej.

Kështu, Duke nisur nga ora 18:55, janë zhvilluar të enjten 13 ndeshjet e 8 prej grupeve, në kuadër të takimeve të 4-ta të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Ndryshe nga takimet e mëparshme, ku ishin shënuar plot 48 gola në 14 ndeshje, në 13 takimet e së enjtes janë realizuar 32 gola, me një mesatare prej 2.5 golash për ndeshje. Në takimin e vetëm të grupit A që u zhvillua në atë orar, Jang Bojs të Bernës ka mundur minimalisht në fushë të huaj CSKA-në e Sofias, ashtu sikundër ka fituar në fushë të huaj edhe Arsenali, duke mundur 3-0 Molden, në takimin e vetëm të luajtur më herët dhe londinezët janë që tani në fazën tjetër të kësaj veprimtarie. Në grupin G, AEK-u i Athinës është mundur pastër, 0-3 në Greqi përballë Zorias të Luhanskut.

Ndërsa në takimin tjetër, të luajtur në Portugali, Braga dhe Leister Siti kanë shënuar nga 3 gola secila dhe kanë ndarë nga një pikë, dhe anglezët vijojnë të jenë të shkëputur në krye të renditjes, me 10 pikë, 3 më tepër sesa portugezët. Leister Siti e ka siguruar tanimë vendin në fazën tjetër, në turin e 32-shes.

Lexo edhe :  Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Në grupin I, Sivaspori ka nisur fituar 3-2 në fushë të huaj azerëve të Karabagut, ndërsa në takimin tjetër, Makabi i Tel Avivit dhe Vijareali kanë shënuar nga një gol e kanë ndarë nga një pikë secila, me spanjollët që vijojnë të ruajnë të paprekur kreun e renditjes, me 10 pikë, 3 më tepër sesa izraelitët.

Por turqit janë vetëm një pikë prapa, në vendin e 3-të. Në grupin J, në të vetmin takim që nisi më herët, Antverpi ka shtangur Linzer ASK-në, duke fituar në Austri me shifrat 2-0 dhe belgët ngjiten në krye të renditjes, me 9 pikë, 3 më tepër sesa austriakët. Ndërkaq, fitorja 3-0 që skuadra e Dinamos së Zagrebit arriti në fushë të huaj, në Austri, ndaj Volfsbergerit vendas, por edhe barazimi pa gola që CSKA-ja e Moskës dhe Fejënordi fiksuan midis tyre në Rusi, dhe ka bërë që beteja të mbetet e hapur në grupin K.

Kroatët që kryesojnë, me 8 pikë, 3 më tepër sesa holandezët, me austriakët që mbajnë vendin e 3-të me 4 pikë e rusët që janë një pikë prapa. Dhe, së fundi, edhe në grupin L ka triumfuar skuadrat udhëtuese, teksa Crvena Zvezda ka mundur 2-0 në Belgjikë Gentin, ashtu sikundër ka fituar me të njëjtat shifra në Sllovaki edhe Hofenhaimi ndaj Slovan Liberecit. Gjermanët kryesojnë me pikë të plota, 12, 3 më tepër sesa serbët, dhe janë që tani në fazën tjetër, në turin e 32-shes.

l.m/fjala.al

Të fundit

A e përballim dot Kodin e ri Penal?!

Nga Ben  Andoni Për njerëzit e qeverisjes ky stad me Kodin e ri Penal mëtohet se është udha drejt Bashkimit...

Administrata lirohet nga vidat, një vrap pele për të kapur shezllonin!

Nga Leonard Veizi Në Shqipëri, gushti nuk shpallet zyrtarisht festë kombëtare, por gjithçka sillet si e tillë. Administrata publike, pas muajsh burokracie të ngadaltë si...

Ish-sulmuesit të Barcelonës i ndodh e keqja, kafshohet në pjesët intime nga një qen

Një aksident i çuditshëm i ka ndodhur Karles Perezit, ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Romës, i cili tani luan për Aris Thesaloniki. 27-vjeçari katalanas u kafshua...

Martin Leka: Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se para zgjedhjeve, qytetarët kishin shumë shpresa te partitë e vogla që...

Gjermania gati t’i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e Palestinës

Gjermania po tregon sinjale të qarta se është gati të rishikojë qëndrimin e saj tradicional mbi çështjen palestineze, duke u bashkuar me vende të...

Lajme të tjera

Web TV