Vdekja e të riut në Bulqizë, shoku i tij mohon akuzat: Nuk e vrava unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klodian Kola, 27-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen pa dashje të shokut të tij, Elidon Basha, ka mohuar akuzat. Në dëshminë tij para uniformave blu, Kola ka deklaruar se nuk e ka qëlluar ai  Elidon Bashën, duke hedhur pretendime se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ndërsa sipas policisë, Elidon Basha u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij, Klodian Kola, ndërsa kishin dalë të dy për gjueti.

Viktima mori një plumb në krah, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pasi policia e Bulqizës tha më herët se dyshohet që Elidon Basha të jetë qëlluar me armë gjahu nga Klodian Kola, ky i fundit ka rrëfyer në polici se dy miqtë janë qëlluar nga persona të tjerë. Një dëshmi e papritur nga ana e 27-vjeçarit Kola, i cili në këtë mënyrë mohon që krimin ta ketë kryer ai.

Ndërkohë, sipas burimeve, fillimisht 22-vjeçarit të plagosur i janë dashur disa orë për të shkuar nga Spitali i Bulqizës, tek ai i Peshkopisë dhe më pas për t’u transportuar drejt Tiranës te Truma, por ka humbur jetën rrugës për shkak të gjakderdhjes së shumtë.

Mësohet se Elidon Basha është paraqitur në spitalin e Bulqizës rreth orës 23:00, ku ka marrë ndihmën e parë, por duke qenë se në këtë spital nuk ka kirurg, ai është nisur drejt Peshkopisë.

Gjendja shëndetësore e të riut është përkeqësuar dhe nga Spitali i Peshkopisë është nisur rreth orës 02:00 drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV