Konstituohet organi këshillimor pranë MASR, Kushi: Çojmë përpara një sërë reformash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë të ditur se është konstituuar një organ këshillimor për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

KALKSH do të jetë organi i ri që do të kontribuojë në avancimin e e një sërë reformash dhe procesesh për avancimin e mëtejshëm të Paktit për Universitetin.

Ky organ këshillimor u konstituua sot nga Kushi me praninë e disa personaliteteve të njohura të botës akademikë që kontribuojnë në Shqipëri dhe Europë.

Së bashku me personalitete të njohura të botës akademike që kontribuojnë në Shqipëri por edhe në institucione prestigjioze europiane, konstituuam Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH). ☑️

Jam e lumtur për konkretizimin e këtij hapi, ? pasi #KALKSH do të jetë pa diskutim një organ këshillimor shumë i rëndësishëm pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në lidhje me politikat e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Shpreh bindjen se me ekspertizën dhe eksperiencën e tyre të vyer, do të çojmë akoma më përpara një sërë reformash dhe procesesh me #rëndësi, si dhe do të ndihmojmë në avancimin e mëtejshëm të #PaktitPërUniversitetin ?”, shkruan Kushi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV