“Babai i bombës iraniane”, shkencëtari ekzekutohet pranë Teheranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është vrarë pranë Teheranit shkencëtari më i lartë bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh. Ky lajmë është konfirmuar nga ministria e mbrojtjes së Iranit. Mësohet se Fakhrizadeh humbi jetën në spital pasi u sulmua në qarkun Damavand.

Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se sulmuesit synuan të sulmojnë fillimisht makinën e tij me bombë para se të qëllonin në të. Agjencitë perëndimore të inteligjencës e konsideronin atë si organizatorin e programit sekret të Iranit për armët bërthamore dhe përshkruhej si “babai i bombës iraniane”.

Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e rritur të uraniumit të pasuruar që Irani po prodhon. Uraniumi i pasuruar është një komponent jetësor si për prodhimin civil të energjisë bërthamore ashtu edhe për armët bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore.

Midis 2010 dhe 2012, katër shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë dhe Irani ka akuzuar Izraelin si shkaktar të vrasjeve. Emri i Fakhrizadeh u përmend në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth programit bërthamor të Iranit në maj 2018./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV