Dhuna barbare, nëna: Dyshoj se bashkëjetuesi ngacmonte vajzën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Sarandës ka marrë vendimin për të lënë në burg Elisabeta Mitën, 41 vjeç, e cila u regjistrua duke dhunuar vajzën e saj, 13 vjeçe, në mënyrë barbare. Audio u regjistrua nga bashkëjetuesi i Elisabetës, Arjan Mekollari, me të cilin ka edhe një djalë 5 vjeç.

Gruaja ka mohuar vërtetësinë e audio-regjistrimit, duke akuzuar bashkëjetuesin e saj se e ka manipuluar, për shkak se ka mbaruar studimet për regjisurë.

“Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime. Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marri kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë. Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh”, është shprehur ajo.

Madje, Elisabeta ka hedhur dyshime mbi Arjanin se i ngacmonte vajzën dhe për këtë ka treguar një episod.

“Koha nuk më kujtohet, por kam shkuar në shtëpi kam gjetur vajzën dhe ish-bashkëjetuesin në divan të mbuluar me të njëjtën batanije dhe sa hyj unë brenda u larguan nga njëri-tjetri. I kam thënë vajzës së çfarë kërkon aty, ajo më k a thënë se kisha ftohtë nga këmbët dhe ajo më tha që “ti futja këmbët te këmbët e babit (në mes)”. Shumë herë të tjera e afronte vajzën shumë afër duke i kërkuar t’i tregonte programe nga telefoni, por ishin kaq afër sa të jepte përshtypjen se ai e ngacmonte ose e prekte, ose prekej me të shumë afër dhe në mënyrë intime, gjë që më krijonte shqetësim dhe dyshim se mos më ngacmonte vajzën. Ai e afronte gjithmonë vajzën në mënyrë provokative duke i premtuar se do ti blinte gjëra të ndryshme  me qëllim që vajza të afrohej me të dhe të mbante ftohtësi me mua ngaqë unë i kërkoja llogari që vajza të mos përdorte telefon me kamera sepse ishte akoma e vogël dhe nuk doja që të ngatërrohej me gjëra që nuk i takonin për moshën”, është shprehur Elisabeta.

Të fundit

25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 4 prej tyre janë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend mbi zjarret përgjatë 24 orëve të fundit. Nga reagimi zyrtar është...

“I dashur Vuçiç, më duhet të të taksoj”, Trump i shkruan Vuçiçit

Donald Trump paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato...

“Salianji mund të bëhet lider i PD në zgjedhjet 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline”, ku ndër të tjera, foli edhe për lirimin e sotëm me kusht të...

“Kam pasur kontakt me Berishën”, Salianji: S’ka përçarje në PD

Ervin Salianji ka mbajtur sot një konferencë për media në selinë blu pas daljes së tij nga qelia. I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur...

Një tjetër ‘non grata’ hedh miliona euro për lobim në SHBA

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit...

Lajme të tjera

Web TV