Qeveria, vendim për emigrantët/ Miratohet procedura për ata që duan të votojnë në 25 prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria u bën thirrje emigrantëve të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim ku përcaktohet e gjithë procedura që duhet të ndjekë çdo shqiptar që dëshiron të votojë në shtetin ku banon.

Sipas këtij vendimi çdo emigrant hyn në faqen e-albania, dhe plotëson një formular ku deklaron shtetin, qytetin dhe adresën e saktë të banimit.

“Autoritetet përgjegjëse i ofrojnë shtetasit shqiptar, në adresën e vetëdeklaruar e të konfirmuar, këto shërbime: a) shërbime të gjendjes civile; b) ushtrim të së drejtës së votës, në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.”

Votimi i emigrantëve në vendin ku jetojnë u përfshi për herë të parë në kodin zgjedhor që u miratua nga Parlamenti në datën 23 korrik. Por, kodi ia lë tërësisht në dorë organizimin e procesit të votimit, komisionit qendror të zgjedhjeve.

Duhet që KQZ të miratojë një vendim i cili përcakton mënyrën si do të votojnë emigrantët e si do të numërohet vota e tyre.

Por ky vendim kërkon shumicë të cilësuar për t’u miratuar e socialistët duhet detyrimisht të gjejnë konsensus me opozitën për rregullat në lidhje me votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve.

Por sot 5 muaj larg zgjedhjeve nuk ka asnjë emigrant të regjistruar e duket e vështirë që në 25 prill shqiptarët të votojnë në shtetin ku banojnë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Kandidati i Lapajt: Në akademinë time, fëmijët jetimë e kanë kursin falas

Azmer Duleviç, inxhinier elektrik dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit në listat e "Shqipëria Bëhet", ka njoftuar se të gjithë fëmijët që...

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm...

Lajme të tjera

Web TV