Basha nderon heroin e luftës: Shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në një prej familjet e dëshmorëve të luftës së Kosovës.

Basha thotë se Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

Kreu i PD, shprehet se shqiptarët nuk janë penguar nga kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit

“Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.

Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin – Komandant Shpendin – si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare.

Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.

Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim. Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!”, shkruan Basha.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Media greke Tovima intervistë me kryeministrin Rama: Një lider i madh evropian

Media e shkruar greke, Tovima i ka kushtuar një artikull kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke e cilësuar si një lider të...

Pas 4 orësh marrje në pyetje, Klotilda Bushka del nga SPAK: Nuk kam asnjë koment!

Pas katër orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e SPAK, deputetja socialiste, Klotilda Bushka është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kryetarja e Komisionit...

Grip me simptoma që zgjasin mbi 3 javë! Pediatri: Temperatura zgjat edhe 7 ditë

Virozat në këtë sezon dimri kanë qenë më agresive dhe po krijojnë infektime që zgjasin në kohë, duke sjellë përkeqësimin e shëndetit të popullatës. Edhe...

Të gjithë në SPAK, Tom Doshi: U thirra si person që kam dijeni për një hetim

Ish-deputeti Tom Doshi, njëkohësisht drejtues i PSD, iu përgjigj pozitivisht të hënën një fletëthirrjeje të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. I buzëqeshur dhe i pashoqëruar me...

Romeo Kara paralajmëron arrestime “VIP” dhe lëkundje të elitës politike

Një epokë po mbyllet, një tjetër po fillon. Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj shënon një tjetër goditje të fortë në luftën kundër...

Lajme të tjera

Web TV