Meta: Shqiptarët do të marrin vetë në dorë fatet e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre krerët e lartë të shtetit, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi morën pjesën në ceremoninë shtetërore e organizuar për nder të 76-vjetorit të Çlirimit të vendit.

Ashtu si në ditën për Festën e Pavarësisë, tre krerët e shtetit edhe pse ishin bashkë në këtë ceremoni, kjo ishte vetëm formalisht, pasi raportet e ftohta u ndjenë ku nuk pati as përshëndetje ndërmjet tyre.

Pas kësaj ceremonie, kreu i shtetit dha një prononcim për mediat, duke kujtuar edhe një herë aktin heroik të Margarita Tutulanit.

Më lejoni të kujtoj në histori, ku Margarita i drejtohet vëllait: Përse ne na duhet vëllaçko atdheu? Dhe ai përgjigjet kur të rritesh do ta kuptosh këtë gjë?”, tha presidenti, i cili theksoi se duhet të jemi mirënjohës për epopenë e luftës nacionalçlirimtare.

Kreu i shtetit edhe herët e tjera ka përmendur dëshmoren e atdheut, madje nuk ngurroi e të lëshonte batutën: Dua më shumë Margaritën se sa Monikën (Kryemadhin).

Ndërsa hodhi poshtë se nuk ka dy data për çlirimin e Shqipërisë, duke kundërshtuar tezat, u shpreh se data 29 Nëntor është e provuar edhe nga historiografia shqiptare.

Për mua nuk ekzistojnë debate për datat, 29 Nëntori ka qenë dhe mbetet një datë e  provuar e argumentuar qartë dhe provuar nga historiografia, nuk ka asnjë përpjekje të eklipsojë luftën antifashiste nacionalçlirimtare”, theksoi kreu i shtetit.

Ndërsa nuk ka la pa dhënë mesazhin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jam tepër optimist që shqiptarët e kanë të qartë do të bëhet një ndryshim i jashtëzakonshëm, dhe shqiptarët do të marrin në dorë fatet e tyre”, theksoi presidenti përpara medieve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV