Artan Lame në Korçë: Me rëndësi, çertifikimi i tokave të marra me ligjin 7501

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka vijuar këtë fundjavë me qarkun e Korçës me aksionin e dy proceseve të rëndësishme siç është përmbyllja e procesit të legalizimeve dhe hapja e procesit të regjistrimit të tokës në fshat.

Ditën e sotme, në një takim me gazetarët e qarkut të Korçës, Lame bëri të ditur nga zyrat e reja të kësaj Kadastre se detyra e tyre aktuale është të certifikojnë tokat e marra me ligjin 7501.

I pyetur nga gazetarët për numrin e kërkesave që do të shqyrtohen, Lame është përgjigjur se janë gati 20.000 familje që kanë aplikuar për tu pajisur me AMTP.

Është në turpin e shtetit shqiptar qe nuk është mbyllur si proces, vitet e para të këtij procesi ka qenë tërësisht i kontrolluar por pas vitit 2000 filloi të abuzohej me këtë proces dhe të kthehej në qoka pazaresh.

Por edhe për sa kohë ishte proces i ndershëm një pjesë ë familjeve nuk arritën të pajiseshin me to. Në këto 30 vjet në vend që të merreshin me pajisjen e të gjitha familjeve vazhduan të bënin qoka duke i lënë këto familje pa pajisur me AMTP.

Kur u bë ligji i ri 20/20,u gjykua në Kuvend dhe u la një 6-mujor tjetër për aplikimet e familjeve që nuk ishin pajisur me AMTP, ne bëmë një përllogaritje të këtyre familjeve të cilat na rezultuar rreth 20.000 një shifër afrofe dhe u la ky afat 6-mujor. Të gjithë fermerët kanë aplikuar në bashki dhe me pas këto regjistra i marim ne për të vijuar me procedurat”,- tha ai.

Ndërkohë i pyetur lidhur me ndryshimet e njëpasnjëshme të Kadastrës se Vlorës Artan Lame është shprehur se Interesat e larta të tokave të bregdetit kanë sjellë ndryshmet në kadastrat bregdetare. Ndërsa më tej shton se ka patur edhe presione.

Lexo edhe :  Kufijtë doganorë për udhëtarët, rregullat dhe vlerat maksimale të mallrave pa taksa

Ka pasur presione nga më i vogli dhe te më i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit. Ndryshimet do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri te punonjësi më i ulët”.

Përsa i përket situatës në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19 dhe ndikimit Lame, shprehet se përveç të tjerash kjo situatë i ka penalizuar.

E ka penguar punën, na ka penalizuar. Dr që u mbyll e Tiranës që kontrollon gjysmën veriore të qytetit të Tiranës, kishte 26 të infektuar. Natyrisht ne kemi bërë një njoftim për çdo qytetar që problematikat që prisnin të mos paraqiteshin pranë këtij institucioni. Realisht ka ndikuar edhe për një arsye tjetër pasi kadastra nuk bën dot punë nga shtëpia, kërkon patjetër prezencë në institucion. Në disa drejtori i kemi ndarë në turne, nuk po i shmangemi punës por jemi në një situatë lufte”,-tha Lame./Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV