Imzot George Frendo shërohet nga Covid-19: Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arqipeshkvi i Tiranë – Durrës, George Frendo është shëruar nga Covid-19.

Frendo, në mesazhin e tij shprehet se së shpejti do të jetë në grigjën e tij, ndërsa thotë se jashtë grigjës ishte si njeri me kokë e pa trup.

“Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim.

Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njejta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti sheroftë.

Falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më kanë qenë pranë që në fillimin e kësaj sëmundjeje, veçanërisht bashkëpuntorët e mi më të ngushtë dhe gjithashtu falënderoj për shërbimin e parë që kam marrë nga strukturat e shërbimit Shëndetësor në vend, veçanërisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Dëshiroj të falënderoj shumë nga ata që më kanë uruar shërim të shpejtë, ndër të cilët Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, Kryetarin e Bashkisë Z. Erjon Veliaj, Z. Lulezim Basha kryetarin e Partisë Demokratike, e shumë e shumë të tjerë!

Falenderoj të gjithë besimtarët që janë lutur për mua. Shpresoj të kremtoj meshën me popullin në Katedrale të dielen me 6 dhjetor.

Ju përshëndes përzemërsisht duke ju kujtuar të gjithëve gjithmonë në lutjen time.”, shkruan imzot George Frendo.

Arqipeshkvi George Frendo rezultoi pozitiv me Covid-19 në 11 nëntor. Ai u nis në Itali për trajtim dhe tani gjendja e tij shëndetësore duket e mirë.

Lexo edhe :  Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në Itali, 18-vjeçari shqiptar plagoset rëndë

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

U bënë sot prindër për herë të parë, a e uroi Ledion Liço çiftin?

Pasi çifti Luiz dhe Kiara ndanë lajmin e mrekullueshëm për vajzën e tyre që erdhi në jetë ditën e...

Të gjithëve na pëlqen ta konsumojmë, por ky përbërës në sanduiç shkakton shumë probleme

Pothuajse nuk ka asnjë person që nuk i pëlqen të hajë një sanduiç, por pak njerëz e dinë se ai është fajtori kryesor për...

Bayern Munich pret Real Madridin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, formacionet zyrtare

Bayern Munich dhe Real Madridi përballen sot me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. ‘Los Blancos’...

Të huajt blejnë prona, në Tiranë dhe bregdet/ Rriten qiratë, apartamentet shiten më lirë

Shtimi i turistëve të huaj, por edhe çmimet e larta të apartamenteve, po fuqizojnë tregun e qiradhënies. Çmimet e qirave janë rritur në gjashtëmujorin...

Gjykata rrëzon Bardhin/ Nuk pranon kërkesën për ta çregjistruar Bashën si kryetar të PD

Lulzim Basha do të vijojë të qëndrojë kryetar i Partisë Demokratike, pavarësisht kërkesave për ta çregjistruar atë nga regjistri i partive politike. Këtë të...

Lajme të tjera

Web TV