Festat po afrojnë/ Plani i BE për shmangien e valës së tretë të Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i BE-së, sipas mediave ndërkombëtare, është gati të lëshojë një seri udhëzimesh për t’u marrë në konsideratë në prag të Krishtlindjeve, për të shmangur valën e tretë të epidemisë Covid.

Ndër këshillat që gjenden janë: numri maksimal i pjesëmarrësve në darkat familjare, zgjatja e pushimeve të Krishtlindjeve për shkollën dhe zgjatja e kufizimeve deri në janar, ftesa për vendet anëtare për të gjetur një marrëveshje për hapjen e sportit të skive, shërbime fetare jo të rekomanduara dhe në rast të hapjes së kishave të ndalohen meshat (përveç distancimit dhe masave të tjera të njohura të sigurisë).

Në disa vende europiane, në prag të Krishtlindjeve, ka pasur një zbutje të masave kufizuese, si në Francë, Itali, Irlandë dhe Belgjikë.

Në Katalonjë nis rihapja e pjesshme e bareve dhe restoranteve ndërkohë që në Francë pritet që masat kufizuese të lehtësohen në tre faza.

Tregu antik Rastro në Madrid është rihapur pas një mbyllje tetë-mujore për shkak të COVID-19. Tregu do të funksionojë 50%, me gjysmën e 1,000 tendave që alternohen çdo të diel për një grup maksimal prej 2,700 personash. Edhe dronët janë në aksion duke ndihmuar policinë për të parandaluar çdo mbipopullim.

Edhe nga Britania e Madhe vijnë lajme të mira, të katër kombet e saj kanë mbështetur planet për të lejuar disa familje të takohen për disa ditë gjatë Krishtlindjeve. Një tjetër plan masash me tre nivele pritet të bëhet me dije në Angli  ndërsa bllokimi kombëtar përfundon në 2 dhjetor.

Ndërsa në Francë pritet që të lehtësohen masat kufizuese të cilat pritet të ndërmerren me tre faza për të parandaluar një tjetër valë të pandemisë. Të martën presidenti Macron do të bëjë me dije lehtësimin e pjesshëm të masave që janë vendosur në 30 tetor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Humbja e oreksit, pse është e dëmshme kur vuani nga diabeti

Ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të...

Hyrje të reja dhe shumë të papritura/ A do të futet Xheneta sonte në BBV4?

Videoja e fundit në Instagram, që ka krijuar shumë bujë në rrjete sociale, lë të kuptohet se spektakli i sotëm do të jetë plot...

Erseka Solar Park, Rama prezanton një tjetër investim në fushën e energjisë (Video)

“☀️Erseka Solar Park, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Me një prodhim prej 50 mln kWh në vit, do...

Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës për të kaluar fundjavën

Dhjetëra autobusë dhe furgonë me vizitorë nga Shqipëria kaluan paraditen e së shtunës në pikën kufitare të Morinës, me destinacion Brezovicën dhe Prevallën, dy...

Parlamenti Europian: Mazhoranca pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e 11 Majit

Një studim i kërkuar nga Parlamenti Evropian, i cili është publikuar në fillim të vitit, vëren se mazhoranca socialiste qeverisëse “pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV