Legjionarët, fundjavë pozitive për futbollistët kuqezi, spikatin Broja e Balaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënojnë Broja e Balaj, spikatin edhe Trashi, Rroca, Mavraj dhe portieri Selmani. Gola, pasime për gol, por edhe paraqitje përgjithësisht pozitive. Kjo ka qenë përmbledhja e fundjavës për futbollistët shqiptarë që militojnë nëpër kampionatet e vendeve evropiane.

Natyrisht kanë spikatur dy sulmuesit kuqezi, Armando Broja dhe Bekim Balaj. Me pak fjalë, ka qenë pozitive fundjava që shkoi për futbollistët shqiptarë që militojnë nëpër kampionatet e vendeve evropiane dhe natyrisht kanë spikatur dy sulmuesit kuqezi, Armando Broja dhe Bekim Balaj.

Broja ka realizuar një gol të dielën për Vitesen e Arnhemit në fitoren 2-0 ndaj Fortuna Sitardit, në takimin e vlefshëm për javën e 10-të të elitës së futbollit të Holandës. Broja realizoi golin e dytë në minutën e 83-të, ndërsa luajti si titulla për 86 minuta.

Pas 10 javëve të para, Vitese mban vendin e dytë të renditjes, me 25 pikë, dy më pak se Ajaksi kryesues. Broja ka realizuar deri më tani 5 gola në 10 ndeshje në Eredivisie. Ndërkaq, futbollisti shkodran i Sturm Grazit, Bekim Balaj, i dha fitoren të shtunën ekipit austriak në takimi ndaj Tirolit duke ardhur nga stoli.

Sulmuesi kuqezi shënoi 14 minuta para fundit, për t’i siguruar skuadrës së tij 3 pikët në shtëpi. Ndërkaq, paraqitje mjaft pozitive bëri edhe Eduart Rroca, pasi mesfushori i Istanbulsporit spikati në ndeshjen kundër Giresunsporit, takim që përfundoi me shifrat 1-1. Ish-futbollisti i Kukësit u aktivizua si titullar për 85 minuta.

Edhe Gentian Selmani me pati një fundjavë të mbarë me Menemensporin në kategorinë e dytë të futbollit turk, pasi portieri kuqezi mbrojti të paprekur portën në fitoren 2-0 të arritur në fushën e Umranijesporit.

Ndërkohë, ka ardhur një tjetër paraqitje e mirë dhe për ish-kapitenin e Shqipërisë Mërgim Mavraj. Pas pasimit për gol në fitoren ndaj Regensburgut 3-1, ish-futbollisti i kombëtares realizoi një ndeshje të mirë kundër Nurenbergut në Bundesligën 2 duke fituar me shifrat 3-2.

Lexo edhe :  Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Dhe, së fundi, pas debutimit të tij javën e kaluar me fanelën e Al-Kadisias, Lorenc Trashi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në kampionatin ne Kuvajtit ku ditën e diel ka dhuruar një pasim për gol. Mbrojtësi gramshiot ka dhënë pasimin e golit të parë, duke krosuar nga goditja e këndit.

Al-Kadisia ka triumfuar sfidën e sotme ndaj Al-Kuvajtit në fushë në shifrat 1-2. Skuadra e Al-Kadisias renditet në vendin e dytë, dy pikë pas Al-Naserit.

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Lajme të tjera

Web TV