Denaj në Ankara, investimet turke janë mbi 1,8 miliardë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Anila Denaj, bashkë me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, nënshkruan Protokollin e Sesionit të 12-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik.

Takimi u zhvillua në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, në kuadër të Mbledhjes së Sesionit 12-të të Komisionit të Përbashkët Turqi-Shqipëri për Bashkëpunim Ekonomik, Tregtar, Industrial dhe Teknik.

Kasapoğlu tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, që janë shembull për vendet e rajonit, janë shumë të vlefshme. “Marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore të të dyja vendeve në rajon janë të bazuara në një histori të përbashkët, ashtu si në çdo periudhë edhe sot vazhdojnë të ekzistojnë duke u përforcuar”, tha ai.

Ministri turk potencoi se rritja e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike në nivele më të larta është një ndër prioritet e Turqisë, gjë e cila do të kontribuojë në ngritjen e infrastrukturës ekonomike dhe prosperitetit të rajonit.

“Kjo mbledhje ka një rëndësi të madhe në aspektin e marrjes së masave për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona tregtare dhe ekonomike”, u shpreh Kasapoğlu, duke shtuar se në protokoll janë vlerësuar të gjitha fushat mundshme të bashkëpunimit.

Ministri Kasapoğlu njoftoi se investimet turke në Shqipëri kanë tejkaluar shifrën prej 1,8 miliardë dollarë dhe se numri i kompanive të themeluara nga qytetarët turq dhe atyre me origjinë turke është 569. “Investimet turke do të vazhdojnë të kontribuojnë në ekonominë e Shqipërisë”, tha ai.

Ai theksoi se pranë tyre gjenden mundësi të mëdha për rritjen e bashkëpunimit në fushën e transportit, sidomos të transportit Ro-Ro nëpërmjet portit të Durrësit.

“Me vitin 2019, 95 për qind e linjës së tubacionit që gjendet në Shqipëri ka përfunduar dhe Projekti TAP që është pjesë e Projektit të Korridorit Jugor të Gazit, siguron kontribute të rëndësisme në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturës së energjisë së Shqipërisë. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri në mbi 90 për qind zhvillohet nga hidrocentralet”, tha Kasapoğlu.

Lexo edhe :  Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Lidhur me problemet që kompanitë turke janë duke përjetuar në Shqipëri, ministrja Denaj premtoi ndihmën e saj. “Një ekip teknik nga Shqipëria do të vijë dhe do të përfitojë nga përvojat tuaja”, tha ajo duke treguar se në muajin mars në Turqi do të organizohet një takim biznesi Turqi-Shqipëri.

Të fundit

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se...

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një person identiteti i të cilit...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Lajme të tjera

Web TV