Vala e dytë e pandemisë e ka prekur fort Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse ka shifra të larta infeksionesh dhe vdekjesh prej koronavirusit, Kremlini thotë, se e ka nën kontroll situatën.

Në Rusi Moska ishte e prekur më së shumti prej valës së parë të pandemisë së koronavirusit. Por aktualisht janë prekur edhe rajonet. Në shumë qytete kapacitetet nëpër spitale janë në limit. Sipas statistikave zyrtare kanë vdekur gati 40.000 vetë prej koronavirusit. Ndërsa mediat flasin për një katërfishim të numri të vdekjeve në vend krahasuar me një vit më parë. Në qytetin Ufa, në Republikën e Bashkortostanit rritjen e vdekjeve e përjetojnë më së shumti varrëmihësit.

Varrime pa kortezhin tradicional të rrethit familjar

Aktualisht ka rritje të intensifikuar të varrimeve dhe transporti i të vdekurve organizohet brenda një intervali gjithnjë e më të shkurtër kohor. Çdo mëngjes varrëmihësit e shërbimit funeral „Rituali Ufa” marrin viktimat e koronavirusit nga salla e kufomave. 29 vjeçari Artur Kinsikejev merret që prej 12 vjetësh me këtë punë, por asnjëherë më parë nuk i është dashur të varrosë kaq shumë të vdekur sa tani. Në një sallë të posaçme në Ufa ndodhen trupat e të vdekurve prej koronavirusit. Kufomat para se të transportohen duhet të mbulohen sipas rregullave dhe arkivolët duhen mbyllur.

Shumë rusë e konsiderojnë këtë sjellje me të vdekurit si të pamëshirshme, thotë Arturi. “Të afërmit janë të tensionuar shumë më tepër se zakonisht në raste vdekjesh, sepse tani trupi i të vdekurit u dorëzohet atyre i mbështjellë me thasë plastikë. Ata nuk lejohen ta hapin atë, këtë më duhet t’ua them menjëherë atyre. Disa qajnë dhe duan ta hapin thesin e palstikës. Unë u shpjegoj, që po ta bëjnë këtë mund të infektohen. Me virusin nuk bëhet shaka.”

Lexo edhe :  Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Normalisht varrimet në Rusi janë një ceremoni e madhe familjare, ku vijnë të gjithë. Por në pandemi lamtumira nga të dashurit është ndryshe dhe frika është e madhe. Shumë që i tremben infeksionit tani nuk marrin pjesë në ceremonitë mortore dhe i shprehin ngushëllimet në distancë përmes telefonit. Në kohën e pandemisë disa agjensi funeralesh ofrojnë madje edhe imazhe si live stream nga varrezat. Ky biznes është në bum.

Njerëzit kanë rezerva

Që prej valës së dytë të infeksioneve në vjeshtë, thotë drejtuesi i ekipit të funeralit Juri Koslov, ka pasur dyfish më shumë të vdekur se më parë në qytetin Ufa. “Ndër të njohurit e mi tani papritur më shumë se asnjëherë më parë ata duan të dinë për punën tonë. Ata më telefonojnë dhe pyesin: Nëse ka vërtetë kaq shumë varrime? Nëse vërtetë vdesin kaq shumë njerëz. Njerëzit nuk besojnë, ndoshta ata mendojnë, se po i gënjejnë. Ata preferojnë më shumë t’i marrin informacionet nga dora e parë dhe na pyesin neve.”

Ufa ka mbi një milionë banorë dhe është kryeqyteti i Republikës së Bashkortostanit. Në statistikat qeveritare pretendohet, se në rajon që nga fillimi i pandemisë zyrtarisht kanë vdekur vetëm 80 vetë prej koronavirusit. Por shifrat tregojnë se në këtë kohë kanë vdekur 4000 vetë më shumë, se sa një vit më parë. Në të gjithë Rusinë ka pothuajse përditë shifra të reja rekord me të infektuar. Ndërsa Kremlini thotë, që e ka nën kontroll situatën.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV