Brenda spitalit Covid-4/ Mjekët tregojnë ç’ndodh nëse gjendja e pacientëve përkeqësohet (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje të reja nga spitali Covid-4, i cili u hap pak ditë më parë.

Ky spital ka dhe pritur pacientët e parë, të përmirësuar pas trajtimit në spitalet Covid-1 dhe Covid-3.

Përbri videos, ministrja publikon dhe dëshmitë e disa mjekeve, të cilat flasin për kushtet në këtë spital.

“Pacientët të cilët janë janë të destinuar për Covid4 janë kryesisht pacientë që vijnë nga spitali Covid1 dhe Covid3. Pacientë të cilët janë në kushte më të përmirësuara nga ana klinike, por që kërkojnë një periudhë akoma monitorimi dhe ndjekjeje për proçesin e tyre të rehabilitimit. Aktualisht stafi mjekësor i përbërë nga mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët është gati. Është një ekip më së miri i trajnuar me eksperiencë dhe nga dy spitalet e tjera Covid1 dhe Covid2, plus staf shtesë”, tha Dr. Esmeralda Meta.

“Të gjitha dhomat janë të pajisura me oksigjen dhe monitor për të monitoruar ecurinë e pacientit. Nëse do kemi raste të përkeqësimit të situatës së pacientit nga ana klinike kemi dhe shërbimin e reanimacionit që ofron shërbim t specializuar”, tha një tjetër mjeke.


“Dëshmitë e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID4, të cilët tashmë kanë nisur të trajtojnë pacientët e parë në këtë strukturë të re, janë motivim dhe shpresë se betejat e vështira në muajt që na presin do t’i përballojmë me përkushtimin, profesionalizmin dhe forcën e ekipeve tona mjekësore, të palodhur në vijën e parë të luftës me armikun e padukshëm dhe bashkëpunimin e të githë qytetarëve”, shkruan vetë ministrja.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV