Opinioni paraprak i “Venecias” për Kodin Zgjedhor, Balla: Për të ardhur keq që opozita…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit në disa media të opinionit paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS, Balla deklaron se është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase përmes portaleve të saj besnike, shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial i Venecias!

Sipas Ballës, Venecia është e kthjellët dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit, por mbetemi gjithnjë besimplotë që kthjelltësia e Venecias do të garantojë që e vërteta të jetë e kthjellët për çdo qytetar që nuk lexon përmes syrit famëkeq të Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!

“Eshtë per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!

Jo vetëm kaq por edhe përhap tym përmes tyre.

Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!” shkruan Balla në Facebook.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV