Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kualifikimi i burimeve njerëzore në sektorin e turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eni NASI

Megjithëse prej vitesh turizmi mbetet një sektor me rëndësi të madhe për ekonominë e vendit tonë, ende nuk ka një strategji të qartë dhe afatgjatë të zhvillimit të tij. Vera e këtij viti i kushtëzoi shumë shqiptarë të pushojnë brenda vendit, si pasojë e pamundësisë për të udhëtuar në vende të tjera të Europës, por gjithsesi një pjesë e tyre shkoi drejt së vetmes mundësi për të pushuar jashtë, Turqisë.

Përtej faktit se këtë vit kjo ishte zgjedhja e tyre e vetme, njëkohësisht Turqia mbetet një ndër destinacionet e preferuara verore dhe si avantazh krahasimisht me turizmin vendas, pushuesit përmendin cilësinë e shërbimit.
Për të disatin vit rresht, diskutohet cilësia e shërbimit dhe duke iu referuar kryesisht burimeve njerëzore në hotele, restorante apo njësi të tjera shërbimi dhe më pak infrastrukturës në dispozicion.

Analiza e cilësisë së burimeve njerëzore në këtë sektor është tashmë e domosdoshme të bëhet bazuar në programet e studimit të karakterit profesional, universitar apo qoftë edhe në nivelin e formimit të vazhdueshëm përmes trajnimit. Kjo nevojë sot është e evidentuar qartë edhe nga operatorët turistikë, të cilët gjatë këtij sezoni veror iu drejtuar qeverisë me një kërkesë për lehtësimin e procedurave të punësimit të stafit të huaj. Aktualisht në vend, kërkesa për burime të kualifikuara është shumë e lartë se oferta dhe rekrutimi i stafit nga vendet e rajonit, në një kuadër sezonal mund të ishte një zgjidhje.

Universitetet shqiptare sot ofrojnë programe të ndryshme studimi që formojnë profesionistë në këtë sektor sipas disa profileve si: Universiteti i Tiranës ofron vetëm një program Master në Menaxhim Turizmi, Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron profilin e turizmit rural, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ofron programe në menaxhimin e turizmit kulturor, hotelerisë dhe restoracionit, turizmin arkeologjik dhe Universiteti i Vlorës dhe ai i Gjirokastrës gjithshtu mbulojnë menaxhimin e turizmit si profil.

Bazuar në këto të dhëna mund të themi se programet e ofruar formojnë profesionistë të profileve si: menaxheri i një agjencie turistike, menaxheri i hotelit, menaxheri i restorantit apo një njësie tjetër shërbimi në turizëm. Megjithatë mbetet ende e nevojshme që në ciklin e dytë shumë programe të profilizohen drejt këtij sektori, si për shembull specialisti i marketingut të formohet në marketingun e turizmit apo hotelerisë, të krijohet një profil i plotë i hartuesit të produktit turistik, të formohet një profil profesional për guidën historike dhe kulturore.

Një pjesë e mirë e punonjësve operativë në njësitë ekonomike të lidhura me turizmin do të ishte e përshtatshme të mbuloheshin edhe nga studentë të shkollave profesionale. Studimet e karakterit profesional 2-vjeçar aktualisht ofrohen vetëm në disa universitete private dhe shumë pak, megjithëse jo specifikisht në turizëm, nga universitetet publike.
Shkollat e mesme profesionale, nga ana tjetër, ofrojnë gjithashtu programe të lidhur me shërbimet e turizmit, hotelerisë dhe restoracionit.

Për shumë pozicione pune është i mjaftueshëm formimi me karakter të orientuar nga praktika që ato ofrojnë por kuotat e tyre mbeten të ulta krahasuar me nevojat e tregut. Gjithashtu mbetet e nevojshme një strategji më e mirë e integrimit të të diplomuarve të tyre në tregun e punës, si në këtë sektor edhe më gjerë.

Lexo edhe :  Testi i vitit 2025

Por anketat dhe studimet tregojnë se ka një mospërputhje të dukshme mes kërkesës dhe ofertës në treg. Oferta e punës në sektorin e turizmit, megjithë programet e ofruar nga kurset e formimit profesional, shkollat e mesme dhe të larta, mbetet dukshëm më e ulët se kërkesa e biznesit për këto burime. Të diplomuarit në degët e turizmit shprehin se vështirësi për t’u punësuar brenda profilit të tyre dhe detyrohen të përshtaten në profile të tjerë më të kërkuar në treg.

Pikërisht një bashkëpunim strategjik mes sektorit akademik dhe biznesit do të ndikonte edhe në përmirësimin e situatës në këtë drejtim.

Edukimi dhe trajnimi i vazhduar i punonjësve në industrinë e turizmit nuk është i mjaftueshëm nësë, përsëri nuk ka një bashkëpunim të përhershëm mes universiteteve apo qendrave të trajnimit dhe bizneseve në këtë treg, rezultati i arritur nuk do të jetë efektiv për të zgjidhur problematikat aktuale.

Ajo që është e rëndësishme për t’u përmendur, është mungesa e kurseve profesionale dhe trajnimeve që mundësojnë dhënien e njohurive bazë për punonjësit e shërbimit që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientin. Trajnimi i punonjësve të një agjencie turistike, zyre informacioni të turistit, punonjësve të hotelit, restorantit apo barit duhet të trajtohet si një proces i vazhdueshëm dhe i pandërprerë.

Është e domosdoshme që një punonjës, i cili fillon punë për herë të parë në këtë sektor të trajnohet duke mësuar bazat e shërbimit që do të ofrojë, por nuk duhet të mjaftohemi me kaq. Trajnimi duhet të jetë pjesë e filozofisë së zhvillimit të çdo strukture, që operon në një sektor kaq dinamik sa turizmi.

Ka ende shumë profile profesionale, të cilët i ndeshim pak ose aspak në vendin tonë si: specialisti për menaxhimin e rrjeteve sociale në turizëm, krijuesi dhe zhvilluesi i produktit turistik, animatori turistik apo someljeri, për të cilën ofrohen trajnime dhe certifikime, por prezenca në hotele, restorante apo edhe enoteka mbetet shumë e kufizuar.

Në zonën e bregdetit, kryesisht në Adriatik kemi shumë struktura akomoduese, të cilat presin turistë të huaj, kryesisht nordikë. Megjithëse të interesuar për pushimet në bregdet, aktivitet që ata kanë në dispozicion janë shumë të kufizuara.

Zhvillimi i sa më shumë eventeve në hotel apo në bashkëpunim me njësitë e tjera në zonë dhe prezenca e animatorit do të ishin një nxitës i mirë për rikthimin e tyre për të pushuar sërish.
Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit nuk mund të ndërtohet dhe as të funksionojë pa pasur në bazë kualifikimin dhe trajnimin bashkëkohor tc burimeve njerëzore, të cilat mbeten edhe aseti më i vlefshëm për çdo njësi shërbimi.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Ndiheni të përgjumur gjatë gjithë kohës, ja arsyet përse ndodh

Përgjumja e vazhdueshme është një problem që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme, duke ulur energjinë dhe...

PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste

Të paktën në retorikën publike, socialistët nuk duken aspak të sfiduar nga kundërshtarët e tyre politikë,  duke pranuar tashmë që përballë, nuk do të...

Takimi i PL-së në Skrapar/ Meta nga burgu: Do t’i japim zgjidhje të gjitha problemeve

Ilir Meta edhe pse pas hekurave ka postuar një mesazh falenderues pas takimit të përfaqësuesve të partisë së Lirisë me strukturat drejtuese në Skrapar. Kreu...

Dënimi me arrest shkaktoi divorcin? Habit këngëtarja: Mora dy djemtë….

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu për herë të parë në emisionin S’e Luan Topi ndarjen nga bashkëshorti pasi regjimi komunist e la...

Çmimi për prodhuesit e energjisë/ Caktohet vlera për vitin 2025

Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka...

Lajme të tjera

Web TV