Jon Bon Jovi, 77 shtëpi dhuratë për veteranët e pastrehë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të flasësh për sukseset, talentin dhe magjinë që ai lëshon në skenë nuk mjafton. Të flasësh për zemrën dhe altruizmin e tij, e bën atë një njeri të madh dhe një artist të shkëlqyeshëm. Jon Bon Jovi  ka ndërtuar 77 shtëpi për të pastrehët dhe ky është vetëm një nga projektet e tij të fundit humanitare.

Jon Bon Jovi njihet për bujarinë dhe vëmendjen e tij ndaj të varfërve dhe atyre me më pak fat. Në këtë rast, ai dhuroi gjysmë milioni dollarë për ndërtimin e 77 shtëpive të reja për veteranët e luftës, tashmë të pastrehë, në Washington DC. Këtij projekti iu deshën 10 vjet për t’u përfunduar, bashkë me pjesëmarrjen e organizatës jofitimprurëse Help USA, qëllimi i së cilës është pikërisht të ofrojë një jetë më dinjitoze për të pastrehët.

Sipas rregullores së Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, vetëm 50% e veteranëve të luftës të pastrehë kishin të drejtë strehimi. Pikërisht këtu hyri në skenë Jon Bon Jovi, i cili me kontributin e tij ndërtoi shtëpitë për pjesën e mbetur të veteranëve.

Dihet që tani, shumë veteranë të luftës, që vuajnë nga stresi post-traumatik pas viteve të gjata të kaluara në fushat e betejës, e kanë të vështirë të hyjnë përsëri në botën e punës dhe të rindërtojnë një jetë normale“, shpjegon këngëtari.

Struktura që përfshin shtëpitë e destinuara për ta, u quajt Walter Reed dhe mund të strehojë deri në 300 veteranë. Ndërtesa gjithashtu përfshin një palestër, një dhomë kompjuteri, zona të gjelbra dhe një sallë pritjeje që u lejon këtyre njerëzve të rivendosin marrëdhëniet dhe lidhjet e miqësisë.

Siç u përmend, nuk është hera e parë që Jon Bon Jovi ofron kontributet e tij bujare dhe nuk është hera e parë që ai merr pjesë në ndërtimin e banesave për të pastrehët. Në vitin 1989 këngëtari ka ndërtuar Jon Bon Jovi Soul Homes, një strukturë që mirëpret të varfrit e të gjitha moshave dhe pa një vendbanim të caktuar.

Lexo edhe :  Ndizet një tjetër konflikt... për një shkëmb në mes të detit

Duhet shtuar se të gjitha fitimet ekonomike që vijnë nga muzika do të dhurohen nga Jon Bon Jovi për Fondacionin Dog Service, një organizatë tjetër humanitare që merret me caktimin e qenve udhëzues për veteranët.

Burimi / https://www.alicanthe.net/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV