LëBron Xhejms, deri në 2023-shin me Los Anxheles Lejkërs, tani vlen 435 milionë $

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LëBron Xhejms dhe Los Anxheles Lejkërs kanë rënë dakord për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy sezone të tjera, që do ta mbajë atë në këtë klub deri në vitin 2023.

Basketbollisti i njohur, që i dhuroi Lejkërsave titullin e parë në NBA pas një dhjetëvjeçari, është shpërblyer me një marrëveshje të re, të vlefshme plot 85 milionë dollarë.
Kjo marrëveshje do ta zgjasë epokën e Xhejmsit tek Lejkërsat në 5 sezone, më gjatë se periudhat e tij në Majemi Hiit apo Klivlend Kavaliirs.

Los Anxheles Lejkërs janë përsëri favoritë për ta fituar titullin në NBA me basketbollistin e famshëm në skuadër. LëBron Xhejms është basketbollisti i vetëm që e ka fituar Çmimin e Lojtarit më të Vlefshëm (MVP) në finale me 3 ekipe të ndryshme dhe ka siguruar edhe katër tituj “kampioni”.

Më datën 30 dhjetor 2020, i mbiquajturi “Mbreti Xhejms” do të festojë 36-vjetorin dhe veterani nga Ohio padyshim ka një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të parë për Lejkërsat, pas një plot një dhjetëveçari. Basketbollisti nga Akroni ia doli mbanë për të kthyer trofeun “Lerrri O’Brajën” në këtë pjesë të Kalifornisë për herë të parë që nga viti 2010 dhe në tentativën e tij të dytë.

Sepse, siç dihet, në vitin e tij të parë me fanellën e “liqenorëve”, pra në sezonin 2018-2019, Los Anxheles Lejkërs dështuan për t’u kualifikuar për në fazën e “play-off”-it. Duke lënë mënjanë përfitimet e tjera nga imazhi apo sponsorizimet e ndryshme në mesin e vitit 2023, LëBron Xhejms do të prekë shumën e 435 milionë dollarëve, shifër që përfaqëson paratë e fituara nga 35-vjecari gjatë gjithë karrierës së tij të lavdishme.

Lejkërsat do ta fillojnë aventurën e tyre për mbrojtjen e titullit pikërisht në derbin e Qytetit të Los Anxhelesit me Klipërsat, me takimin hapës të sezonit 2020-2021 që do të zhvillohet në “Stejpëlls Senter” në datën 22 dhjetor 2020

Të fundit

Mbeti e bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’, policia shpëton turisten çeke

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila...

Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë shoferi 29-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C.,...

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone, bare restorante e hotele si...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj në gjashtë kategori: 1. Ata që...

Lajme të tjera

Web TV