Raporti i PE: Politika të krijojë klimë besimi për zgjedhjet e 25 prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian i kërkon liderëve politikë në Shqipëri që të krijojnë klimë besimi duke kapërcyer mungesën e dialogut. Cilat janë 50 pikat që rekomandon PE dhe sugjerimi për ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese: Sistemi gjyqësor duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i pavarur

Nga Fernada Cenko

“Liderët politikë duhet të krijojnë një klimë besimi”. Kështu thuhet në draft raportin e përgatituar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian mbi zhvillimet në Shqipëri nga 2019-2020. Reporterja për Shqipërinë ka renditur disa pika lidhur me funksionimin e institucioneve demokratike, ligjet e drejtësisë, të drejtat themelore të njeriut, shoqërinë civile, median dhe reforma social-ekonomike. Komisioni i Jashtëm nxit liderët politikë të krijojnë një klimë besimi duke kapërcyer mungesën e dialogut dhe shpreh shqetësimin e tij serioz për klimën politike të polarizuar dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndër-partiak, të cilat vazhdojnë të pengojnë procesin demokratik. Komisioni kujton përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike për të lënë pas akuzat e ndërsjellta, vendimet e njëanshme dhe bojkotet.

Në draft raport theksohet se zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021 do të jenë thelbësore për konsolidimin demokratik të vendit. Gjithashtu nënvizohet rëndësia e zbatimit të masave të reformës zgjedhore të kodifikuara në korrik 2020, të cilat janë në përputhje me rekomandimet e (OSBE/ODIHR). PO ashtu mirëpretet angazhimin për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuar në Tetor 2020. Raporti vë në dukje nevojën për të rritur përfshirjen e Parlamentit Shqiptar në procesin e integrimit në BE, duke avancuar më tej kapacitetet e tij legjislative, mbikëqyrëse dhe të shqyrtimit të buxhetit për të siguruar harmonizimin ligjor me normat e BE-së.

Draft raporti ndalet edhe tek sundimi i ligjit, ku vlerëson përparimin e qëndrueshëm të bërë në zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore, të mbështetur nga procesi i vetingut dhe krijimi i institucioneve përkatëse dhe organeve të specializuara, duke mundësuar një zhvendosje të prekshme drejt një gjyqësori të përgjegjshëm dhe të pavarur. Komisioni i Jashtëm i PE-së inkurajon Shqipërinë për të përfunduar hapat e duhur drejt rivendosjes së aftësisë së Gjykatës Kushtetuese për të funksionuar plotësisht dhe me efikasitet, dhe nxit të gjithë palët e përfshira të përmbyllin me shpejtësi procesin e emërimit. Në raport theksohet se Shqipëria ka vazhduar të bëjë përpjekje të vazhdueshme në rrugën e saj drejt BE-së, duke përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. “Duhet pasur parasysh se vendi duhet të vazhdojë të bëjë përparim në konsolidimin e institucioneve dhe procedurave demokratike, në sigurimin e funksionimit të duhur të institucioneve të tij gjyqësore dhe në mbrojtjen e lirisë së medias dhe të drejtave të pakicave”, thuhet në raport duke kërkuar nagazhim të të gjithë aktorëve për përmbushjen e angazhimeve.

Lexo edhe :  Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Pikat që Qeveria duhet të reflektojë

– Mirëpresim orientimin dhe angazhimin e qartë strategjik të Shqipërisë për integrimin evropian, që manifestohen në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zbatimin e vazhdueshëm të reformave të lidhura me anëtarësimin;

– Mbështesim thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli;

– Kujtojmë se progresi në anëtarësim sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjitha fushat themelore, në veçanti nga sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit;

– Nxisim autoritetet të shtojnë përpjekjet e tyre për të forcuar dialogun politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të vendit, duke përmirësuar klimën për pluralizmin e mediave dhe shoqërinë civile;

– Inkurajmë udhëheqësit politikë të krijojnë një klimë besimi duke kapërcyer mungesën e dialogut dhe shprehim shqetësimin serioz për klimën politike të polarizuar dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak që vazhdoon të pengojnë procesin demokratik;

– Kujtojmë përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike për të kaluar nga akuzat e ndërsjella, vendimet e njëanshme dhe bojkotet, duke u mbështetur në shembuj pozitivë të përpjekjeve për ndërtimin e konsensusit, të tilla si ato që çojnë në marrëveshjen e 5 qershorit 2020 mbi reformën zgjedhore;

– Theksojmë se zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021 do të jenë thelbësore për konsolidimin demokratik të vendit.

Të fundit

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta. Midis 3 dhe 18...

Lajme të tjera

Web TV