Vuçiç paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiç tha se “nuk është i sigurt nëse Prishtina dëshiron të zbatojë diçka nga dialogu, për shkak të arsyeve të brendshme”.

Kosova dhe Serbia zyrtarisht janë të përfshira në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, porse një takim në nivel liderësh, i parashikuar të mbahet në fund të shtatorit, është shtyrë vazhdimisht, nën arsyetimin e “bllokimit nga pandemia”. Por, pandemia e koronavirusit nuk ka penguar takimin e datës 29 tetor, të shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni dhe Petar Petkoviq në Bruksel, ku kanë diskutuar për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Krahas dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia më 4 shtator kanë nënshkruar në Uashington, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, një marrëveshje për normalizim të raporteve ekonomike.

Pas zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA, dhe fitores së kandidatit demokrat, Joe Biden, shumë ekspertë kanë ngritur pyetje lidhur me fatin e kësaj marrëveshjeje.

Por, Vuçiç tha se Serbia respekton këtë marrëveshje pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Ai përsëriti se “ka raporte personale të mira me Bidenin”, por sipas tij, “do të ishte më mirë për Serbinë nëse mbetet administrata aktuale e SHBA-së”.

Vuçiç njoftoi se nesër (4 dhjetor) do të flasë me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien, dhe se besonte se do të kishte mundësinë të takonte, Joe Bidenin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm./rel

Të fundit

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Nuk paragjykojnë asnjë, këto janë shenjat më mendjehapura të horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë se e kemi tepruar. Të...

Historia pas logos së Mercedes Benz

Logoja ikonike e Mercedes-Benz, ylli me tre cepa brenda një rrethi, mbart një histori të pasur që pasqyron bashkimin e dy gjigantëve të automobilave:...

Blerja historike e Kanalit të Panamasë nga SHBA

Një grup investitorësh të udhëhequr nga BlackRock, një firmë amerikane e menaxhimit të aseteve, ka rënë dakord të blejë dy porte në Panama në...

Lajme të tjera

Web TV