Ndarja nga jeta e Marko Bellos, Balla: Shpresuam çdo moment se do t’ia dilte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PS, Marko Bello.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla i shpreh ngushëllimet familjarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Balla shprehet gjithashtu se gjatë këtyre javëve beteje, shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji.

Lamtumirë kolegut, ambasadorit, profesorit dhe mikut të dashur Marko Bello! Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji.

Unë kam patur personalisht mundësinë ta njoh prej vitit 1997 asokohe Ambasador i RSH në Rumani, për të vijuar si deputet e anëtar i Kabinetit Qeveritar deri në vitin 2005, më pas sëbashku kolegë në Grupin Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta Silvës dhe fëmijëve për ndarjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait tyre të dashur. U prehsh në paqe, miku i mirë Marko Bello!”, shkruan Balla./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/3589032311142344

Të fundit

Parashikimi i motit për pjesën e dytë të gushtit: Kur dhe ku rikthehen reshjet

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia...

Kishte gëlltitur 100 kapsula kokainë të pastër, kapet në aeroport

Një burrë është arrestur sot në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi, pasi kishte gëlltitur një sasi të madhe kokaine. Sipas policisë greke, i huaji, i...

Iu gjetën thika, radio-marrëse, pistoletë me gaz e sëpatë, ndalohet polaku në Qafë-Thanë

Një shtetas polak është proceduar penalisht pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me armë të ftohta dhe pajisje të tjera të ndaluara, të cilat...

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht. Ai është anëtar...

Situata me zjarret, Berisha tregon arsyet përse ishin krim shtetëror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit përgjatë...

Lajme të tjera

Web TV