Familja Kasa merr dokumentet e shtëpisë, Veliaj: Do të dalim faqebardhë nga rindërtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e Fatos Kasës në Bërzhitë do ta festojë Vitin e Ri në banesën e re. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dha kryefamiljarit dokumentin e pronësisë së shtëpisë së re 3+1 dhe i siguroi të gjitha familjet e tjera, të prekura nga tërmeti, se është vetëm çështje kohe sa edhe ato të marrin çelësat e shtëpisë në dorë.

Kur vjen tërmeti dhe investimin e jetës na e merr fatkeqësia natyrore, të cilën s’e ka në dorë as shteti, as qeveria, jemi të gjithë të dobët. Por, çështja është a na bëhet qeveria dhe shteti shok e mik, për t’u ngritur prapë më të fortë. Sot themi po! Do të bëjmë edhe shtëpitë e tjera, do të sigurohemi që të dalim faqebardhë nga kjo histori”, tha Veliaj.

Ai bëri thirrje për mospolitizim të çështjes së rindërtimit dhe theksoi se kjo është një betejë ku të gjithë duhet të bëhen bashkë. “Shumë vetë mundohen ta politizojnë dhe ta bëjnë me sherr këtë punë. Kjo kohë është një betejë që do na bëjë të gjithëve bashkë.

Shumë njerëz ndoshta, nuk e kuptojnë se nuk është vetëm punë llaç e tulla. Në disa raste ka dokumente pronësie, ka mbivendosje, shpronësime. Vetëm pasi janë zgjidhur këto fillon puna për llaç e tulla, themele e çati. Ndaj, shumë nga ata që i shkaktuan këto dëme me pronën duhet të heshtin sot”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se përkundër partive të zhurmshme që përpiqen të pengojnë procesin, shumica e njerëzve sheh përpara. “Ne s’kemi luftë me njëri-tjetrin, ne kemi luftë me pandeminë. Prandaj, kryeministri nuk erdhi dot sot sepse është me një mision në Amerikë për të diskutuar me ata që e prodhojnë vaksinën, që të sigurohemi që jemi ndër të parët që e marrim. Ne jemi në luftë me pasojat e tërmetit, jo me njëri-tjetrin.

Po të kuptojmë këtë, jemi realisht shqiptarë dhe patriotë, dhe patriotizmi më i madh sot është të ofrosh ndihmë dhe jo t’i nxjerrësh sytë njëri-tjetrit. Këtë duhet ta kuptojë edhe ajo minorancë e vogël, që vazhdon akoma me parti të lodhura, që as nuk dhanë një shtëpi, as nuk dhanë një pako ndihmash, por përkundrazi shtuan vilat dhe pasurinë në vitin e fatkeqësisë. S’kemi kohë për ta, s’kemi kohë për të humbur, duhet të ecim përpara”, tha Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE!

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV