Ja sa persona lejohen në tryezën e Krishtlindjes në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festat e fundvitit do t’i gjejnë grekët të izoluar, ndërsa autoritet kanë zgjatur bllokimin deri më 7 janar.

Por rekomandimet janë të rrepta për Krishtlindjet edhe brenda dyerve të shtëpisë. Autoritetet greke kanë kërkuar që në tryezën e Krishtlindjes të mos jenë më shumë se 9 persona.

“Ne e kuptojmë nevojën për të parë të dashurit tanë, por unë mendoj se të gjithë e kuptojnë se kjo duhet të bëhet në mënyrë të sigurt. Ajo që kemi si rekomandim të rreptë është të shmangim mbledhjet, dhe të jemi në gjendje të kalojmë pushimet me familjen tonë ose më së shumti me një familje më shumë, deri në 9 persona” ishte rekomandimi i autoriteteve greke.

Shkollat, restorantet, sportet janë të mbyllura, përveç vendpushimeve të skive deri më 7 janar. Edhe në vendimin e ri, qarkullimi do të jetë i ndaluar gjatë natës.

Ndërkohë ata që futen në shtetin grek kenë një test negativ dhe do të hyjnë në një karantinë parandaluese 10-ditore nëse hyjnë nga 7 janari.

Të fundit

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Lajme të tjera

Web TV