Spartak Ngjela tregon pse shqiptarët e adhurojnë Yuri Kim: Çështja Llalla ishte fakti i parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se shqiptarët i kanë kthyer sytë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pasi “korrupsioni i lartë kryeministror” sipas tij, i ka futur në një gjendje ferri.

Ngjela thotë se pandemia e koronavirusit do të vijojë gjatë, ndërsa shprehet se për ta përballuar duhen para, të cilat janë vjedhur.

Sipas tij dy faktet e rëndësishme që tregojnë përkushtimin e ambasadores Kim në mbështetjen e luftës kundër korrupsionit në vendin tonë, janë çështja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Shkrimi i plotë i Ngjelës:

Shqiptarët po kanë adhurim për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Se ajo po iu jep shpresë për të dalë nga kjo gjendje ferri, ku i ka futur korrupsioni i lartë politik.

Gjendja është e rëndë. Pandemia mendohet se do të vijojë gjatë. Pandemia kërcënon me vdekje masive dhe kërkon para, kurse paratë e shtetit shqiptar dhe të vetë shqiptarëve i ka grabitur korrupsioni banditesk shtetëror. Janë nëpër banka, kudo nëpër botë; janë nëpër banka ofshore dhe bodrume. Të fshehura nga hajdutët. Por pandemia kërkon para, dhe shërbimet në ndihmë të Shqipërisë, ua kanë gjetur të gjitha. Ashtu siç ua kanë identifikuar të gjitha pronat e mëdha të fshehura nën emëra fiktivë.

l.

Kjo është arsyeja që sytë e shqiptarëve sot janë kthyer nga ambasadorja Yuri Kim. Është intuita shqiprare që e ka kapur, se askush veç politikës amerikane nuk ka forcë që të likuidojë bandën e madhe të korrupsionit në Shqipëri. Po kjo tani nuk është më vetëm intuitë popullore, por edhe një fakt real që po spikat përditë.

Autoriteti është vetia themelore në vendimmarrjen politike ndërkombëtare. Vetë historia e solli që uzurpimin e jetës shoqërore në Shqipëri nga korrupsioni i lartë, ta zhbënte, por me sistem të rregullt ligjor, politika amerikane. Çështja Llalla ishte fakti i parë ku, padrejtësinë e nisur në favor të korrupsionit, e bllokoi ambasadorja Yuri Kim.

Në Tiranë, tani e më tej, derisa të fillojë punë Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet të spikasë hapur autoriteti i ambasadores amerikane. Ajo dhe sot foli sërish hapur, njëlloj sikurse foli në rastin Llalla, dhe e zgjidhi me sukses atë. Sot u kërkua prej saj, me afat, ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Ajo hapur u shpreh që politika nuk duhet të fusë duart dhe vullnetin e saj në këtë Gjykatë.

Lexo edhe :  Përralla vazhdon, Kryeplaku i PD: I them Ramës se nuk do ta gëzojë mandatin

Pse e tha këtë?

ll.

Sepse vetë shërbimet kanë të dhëna që të gjithë trazirën ne procedurën e kësaj gjykate e sjell Meta. Ai ka frikë mos shkarkohet si president për korrupsion apo shkelje të kushtetutës, dhe kërkon që, këtë Gjykatë kompetente për shkarkimin e tij, ta këtë të vetën. Pikërisht për këtë është në luftë me politikën amerikane. Sepse dallon se është i paaftë të kuptojë që nuk ka më të ardhme në këtë vend: duhet të dorëzojë të gjitha pronat e paligjshme, sido që i ka shkruar dhe kudo ku i ka dhënë. Mendja e ngushtë, gjithmonë sheh interesin e vet: kur është në qeverisje, ajo vjedh, dhe kur është nën akuzë, çmendet.

lll.

Është e kuptuar tani që jemi në metrat e fundit të maratonës së reformës në drejtësi dhe fillimit të reformës antikorrupsion. Pikërisht në këtë kohë duhet autoriteti i politikës amerikane. Kjo sepse, organet e hetimit dhe të gjykimit do të jenë nën trysninë e politikës së lartë, dhe sidomos të presidentit të Republikës Ilir Meta. Prandaj është i domosdoshëm roli i drejtpërdrejtë dhe jo diplomatik i ambasadores Yuri Kim.

Rasti Llalla e dha provën e parë. Kurse ngrirja e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit të këtij viti, si kërkesë e drejtpërdrejtë e ambasadores, sigurisht që është rasti i dytë konkret brenda një muaji.

Po ngrirja e Byrosë Kombëtate të Hetimit? Sigurisht, edhe kjo duhet të jetë në axhendën e ambasadores Yuri Kim.

Shqiptarët po presin likuidimin e klasës së korruptuar, por pa këtë Byro nuk mund të fillojë hetimi ligjor dhe procedurial…

Kurse jemi të sigurt kur themi se këtë klasë politike, të korruptuar dhe vjedhësve, nuk e lejon ligji aktual të konkurrojë në zgjedhjet e vitit 2021.

Po politika amerikane antikorrupsion në Tirane, a e di këtë? Sigurisht që e di.

Të fundit

Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika!

Koalicioni ku bën pjesë si drejtues, Nisma Shqipëria Bëhet, prodhoi vetëm një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11...

Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

Ish- truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998. Atë ditë në Tiranë u organizua një...

Rozana Radi rrëfim befasues: Historia e dashurisë që nisi pa bekimin e familjes

Në emisionin “E Diell”, këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi tregoi historinë e veçantë të dashurisë së prindërve të saj. Ajo rrëfeu se lidhja e tyre...

“Më dërgoi një plumb”/ Ish-deputeti demokrat zbulon kërcënimin e ardhur nga Londra

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka rrëfyer në emisionin Top Story se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër. Ai u shpreh se i kishte...

Berisha krahasohet me Bashën/ Unë s’jam si ai, luftonte vetëm për karrigen e vet!

Sali Berisha deklaroi në emisionin "Log" se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë ashtu si ato të vitit 2021. Sali Berisha deklaroi se i ka...

Lajme të tjera

Web TV