Covid-19/ Epidemiologu i njohur: Ja kthesa e fortë që mund të ndodhë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur i shqetësuar në lidhje me rritjen e rasteve të reja të të infektuarve në ditët e fundit.

I ftuar në emisionin “Ilva Now, në “EuroNews”, ai theksoi po ashtu se ka edhe një shtim të rasteve simptomatike.

“Kemi përqindje të lartë të pozitivitetit të testit, pasi është në 35.4% kurse 20 ditë më parë ishte 31%. Gjithashtu kemi dhe shtim të rasteve simptomatike. Duhet shtuar numri i testimeve, pasi kjo është dhe rekomandim i OBSH-së. Një gjurmim i kënaqshëm është poshtë 10% ose 5%, kurse sot që flasim jemi mbi 35%. Sot duhet të ishin bërë 7 mijë teste. Jemi shumë poshtë në këtë drejtim. Shpresoj që me testet shpejta të fillojmë t’i përgjigjemi kësaj nevoje”, tha ai.

Ai nënvizoi se testi i shpejtë mund të sjelli ulje të rasteve, duke theksuar se kjo mund të sjelli një kthesë tejet të madhe.

“Mund të bëjnë një kthesë tejet të madhe. Në Sllovaki ka dhënë të një ulje të kurbës shumë më të fortë se sa lockdown i krejt popullatës, çka do të thotë se është rruga e duhur për të ecur. Sot për sot nuk mund ta blini por në disa shtete mund të blihet dhe në farmaci, pasi i ngjan shumë një testi shtatzënie. Monstra merret nga hunda”, shtoi mjeku.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira;...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Lajme të tjera

Web TV